AKU njofton qytetarët, kujdes ku blini mish

Ditën e nesërme është festa e Pashkëve dhe konsumi i mishit në familje rritet ndjeshëm, për këtë arsye Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 625 kontrolle në subjekte të cilat tregtohet mish, ku nga këto kontrolle  janë bllokuar 17 subjekte, pasi kishin mungesë të kushteve higjieno-sanitare, ndërkohë që janë marrë masa “Gjobë” dhe “Paralajmërim” për 241 biznese të tjera.

AKU ka njoftuar qytetarët që të kenë kujdes me blerjen e mishit, dhe atë ta blejnë në subjektet që janë të licencuara.

Gjatë gjithë këtyre kontrolleve AKU ka vendosur 6.4 milion lekë gjoba kryesisht për mungesë të certifikimit të mishit, mungesë te etiketave në gjuhën shqipe, apo mungesë të kushteve për tregtimin e produkteve ushqimore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne