Akuza e fortë e Ramës: Opozita po përdor Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë

Ndërkohë që opozita është duke përgatitur aksionin e saj, ku flitet edhe për mosbindje civile, kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e parë sot në rrjetin social facebook. Me anë të një statusi Rama shkruan se qeveria e mëparshme e bëri tenderin epagesë së rrugës 8-9, por dështuan. Ai gjithashtu shton se opozita do të djegë rrugën e Shqipërisë europiane duke përdorur Kukësin si shishe benzine.

“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!” – shkruan Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne