Shqiperia

Akuza e RD-së: Qeveria na ka bllokuar llogaritë bankare të gazetës, hakmarrje politike

Llogaria bankare e gazetës “Rilindja Demokratike” që prej datës 1 Nëntor eshte bllokuar. Ne nje shkrim ne faqen e webit, thuhet se kjo “është një hakmarrje e pastër politike” e Qeverisë. Gazeta shkruan se diçka e tillë nuk ka ndodhu as në vitin 1991 kur RD përballej me diktaturën. RD shprehet se qeveria po mundohet ta bëjë të pamundur funksionimin dh edaljen e gazetës në treg.

Me një vendim absurd të nxitur dhe mbështetur në mënyrë abuzive nga qeveria, instrumentat përmbaruese të Ramës kanë bllokuar në mënyrë të kundraligjshme llogarinë e “RD” që prej datës 1 Nëntor. Kemi të bëjmë me një vendim të pastër politik dhe të paprecedentë.
Kurrë në këto 27 vite “RD”, por edhe asnjë media opozitare nuk i janë bllokuar llogaritë bankare, aq më shumë në mënyrë skandaloze dhe të kundraligjshme. Kjo nuk ka ndodhur as në vitin 1991, kur “RD” përballej me diktaturën dhe as në vitin e rebelimit famëkeq të vitit 1997.
Qëllimi është i qartë. Përmes bllokimit të llogarisë bankare nga qeveria të bëhet i pamundur edhe funksionimi i gazetës dhe daljes së saj në treg
.” – shkruan ndër të tjera ‘RD’.

OPINIONE