Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pasi doli nga Gjykata e Posaçme, u shpreh se togat e zeza i kanë provokuar atë dhe ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, duke i futur në një sallë për vlerësimin e masën e sigurisë.
‘Nuk flas fare për zotin Meta, sot kanë bërë një provokim shumë të hapur për familjen time. Në mënyrë të qëllimshme na kanë futur në një sallë për të marrë masa arresti në grup, ku secili nga ne është për masë individuale’, tha Kryemadhi pasi doli nga seanca, e cila u ndërpre për të rinisur në orën 13:30.
Kryemadhi sulmoi edhe ish ambasadoren e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin. ‘Unë nuk jam besimplotë në SPAK, as te drejtësia e Romana Vlahutin. A e dini kush e ka trajnuar BKH-në, burri i Romana Vlahutinit, ai e ka fituar projektin e BE-së për trajnimin e tyre’. /syri.net