Shqiperia

Akuza të ashpra janë bërë sot në Kuvend kundër kryeministrit

Akuza të shumta janë bërë në Kuvend në adresë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, ndërsa ky i fundit ka përsëritur edhe njëherë pyetjen se çfarë donte PD-ja në Himarë dhe pse shkoi dje.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Edi Rama tha: “Shumë shkurt do të sjell në vëmendje lajtmotivinin e kryetarit të partisë suaj “mos e dëgjoni” kurse unë them të kundërtën: Dëgjojini. Duke ju thënë shqiptarëve “mos e dëgjoni” ju nxirrni në pah problemin tuaj se mund t’u jepni orientime se çfarë duhet të dëgjojnë kurse unë ju them shqiptarëve: Pse PD e Shqipërisë dhe kryetari i saj, pse u shfaqët dje në Himarë?

Çfarë është Himara për ju? Ku e ka shkelur qeveria shqiptare të drejtën e një njeriu në Himarë? Jo vetëm që nuk kthyer përgjigje, por ia latë liderit legjendar të fillojë këtu fjalimin e tij legjendar me një video ku unë shfaqem duke folur por nuk e flas atë gjuhë që do të doja shumë ta flisja, gjuhën greke.

Zoti Vangjeli në vend ta mbrojë gjuhën greke të nënës së tij e ti thotë qirje Saliut se nuk është akt i fajshëm ta përshëndesësh një popull në gjuhën e tij. Nuk jam në garë me asnjëri se kush është më shumë patriot. Secili i ka llogaritë e veta me vendin. Por ju PD-ja e Shqipëria të vini këtu dhe të deklaroni atë që deklaron një pjesë e politikës atje se marrëveshja e hedhur poshtë nga Kushtetuesja na qenka me korrupsion, nuk marrë përsipër t’i jap shpjegim.

Lulzim, më përmende gjuhën time por nuk e di sa e kontrollon tënden se ka shumë arsye për t’u ndier të fyer. Unë, mësues për gjuhën tim kam Fan Nolin dhe Faik Konicën, ti ke Saliun dhe Monikën”.

Duke replikuar, kreu i PD-së, ka pohuar: “Ky është koka i kupolës. Ja çfarë thonë raportet. Vitet e fundit raportohet një ndryshim për trafikimin e marihuanës dhe vajit të marihuanës veçanërisht Shqipërisë i lidhur me rritjen galopante të kultivimit të kanabisit në vend.

Rruga e Ballkanit është rruga kryesore, rruga që kalon përmes Shqipërisë është rruga e një tregu të rëndësishëm prej 24 miliardë euro, dmth 6 vite buxhet i shtetit.

Ja për çfarë llomotit ky këtu që të mos flasë për këtë. 24 miliardë euro!  Raporti thotë se këto para janë bërë burimet kryesore të financimit të organizatave terroriste si hezbollah dhe ISIS.

Ju doni ta shkatërroni Shqipërinë si vend aleat i NATO-s”, – ka thënë Basha.

 

 

OPINIONE