Akuzat e PD-së për komisionerin e Vettingut, Lulzim Hamitaj, prokuroria nis hetimet

Pas akuzave të Partisë Demokratike për Komisionerin e Vettingut, Lulzim Hamitaj, ka ardhur reagimi zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme. Prokuroria bën me dije se kanë nisur hetimet për rastin Hamitaj, dhe se dosja po i kalon prokurorisë përkatëse për të vazhduar verifikimet.

“Prokuroria e Përgjithshme po vlerëson rastin “Hamitaj” duke ia përcjellë Prokurorisë kompetente për verifikim.”-bëhet me dije nga Prokuroria e Përgjithshme.

Partia Demokratike, nëpërmjet Gazmend Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt, denoncoi paraditen e sotme, se njëri nga Komisionerët e Vettingut, Lulzim Hamitaj, ka falsifikuar certifikatën e anglishtes.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne