Ministria e Jashtme e Sirisë thotë se deklaratat “e pabaza” se Damasku mund të përgatitet për një sulm të armëve kimike janë një dredhi e SHBA për të justifikuar një agresion tjetër kundër vendit arab.
Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve SANA, një burim i Ministrisë së Jashtme të Sirisë tha se akuzat e Uashingtonit nuk janë vetëm “mashtruese”, por edhe “të pabazuara në fakte”. Qëllimi i akuzave amerikane është të “justifikojnë një agresion të ri ndaj Sirisë nën pretekste të pabazuara, të ngjashme me atë që ndodhi në Aeroportin Shajrat dhe për të mbuluar sulmet ndërkombëtare të koalicionit të paligjshëm të udhëhequr nga SHBA”./ PT