Akuzat e reja kundër Katarit

Ministrat e jashtëm të Amerikës dhe Egjiptit, kanë akuzuar Katarin për mbështetje të terrorizmit dhe ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve fqinje, si dhe për marrëdhënie të afërta me Iranin.

Arabia Saudite dhe 3 shtete të tjera arabe e zgjatën me 48 orë afatin vendosur Katarit për të pranuar listën e kërkesave të tyre, në të kundërt do të përballet me sanksione shtesë. Afati fillestar për 13 kërkesat, që përfshijnë edhe mbylljen e rrjetit satelitor “Al Jazeera” skadonte të dielën. Katari akuzohet nga fqinjët si financues i terrorizmit. Të shtunën, ministri i Jashtëm i tij, sheiku al-Thani deklaroi se vendi i ka refuzuar pretendimet e parashtruara në letër, por është i gatshëm të hyjë në dialog, nëse krijohen kushtet e duhura. Mbylljen e “Al Jazeera”-s e dënoi ditë më parë edhe OKB-ja, si sulm të papranueshëm ndaj të drejtës së fjalës dhe opioninit. Katari gjendet prej javësh nën darën e masave të paprecedenta diplomatike dhe ekonomike nga Arabia Saudite e aleatët e saj, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni. Sanksionet kanë shkaktuar probleme të mëdha në vendin e pasur me naftë, i cili varet nga importet për të përmbushur nevojat bazike të popullatës së tij prej 2.7 milionë banorësh. Por, në krah i ka dalë Irani dhe Turqia, të cilët e kanë rritur nivelin e furnizimit me ushqim dhe mallra të tjera. Nga ana e tij Katari nuk ka pranuar kushtet e vendosura me arsyetimin se ato janë jo reale. Sheik Muhamed Bin Abdul’rahman Al Thani ministër i jashtëm i Katarit ka thënë se këto kushte janë hartuar në formë të atillë që të refuzohen që në fillim. Kërkesat e vendeve arabe drejtuar Katarit janë shkelje e sovranitetit kombëtar ka thënë ministri i jashtëm Katariot./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne