Akuzat e rënda ndaj lali Erit/ Veliaj përfshihet në një tjetër skandal???

Share

 

Avokati i njohur, Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me ndërtesën e shembur një ditë më parë te sheshi “Italia”, në Tiranë.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj akuzon kryebashkiakun e Tiranës për shpërdorim të detyrës.

 

Sipas tij, prishja e djeshme u bë me deklarimin publik të Erion Veliajt, duke e implikuar direkt në shpërdorim detyre për dëmin që i shkakton shtetit prej mbi milionë dollarësh!

 

Gjithashtu Goxhaj, akuzon edhe ish-kreun e ALUIZN-it, Artan Lame për standard të dyfishtë, në lidhje me legalizimet e ndërtesave në Tiranë.

 

“ 2 standarde, ndryshe për njeriun e lejes së Ramës dhe ndryshe për banorët e Unazës së Re!!!

 

Për t’ia legalizuar njeriut të tyre mjaftojnë 4 muaj dhe pastaj ja prishin pa ligj që t’i japin vlerën e tregut me lekët tona dhe jo atë të shpronësimit që është disa herë më e vogël siç bëjnë me të gjitha viktimat e grabitjes së trojeve për të ndërtuar oligarkët e tyre! Ndërsa banorëve të Unazës së Re nuk ua legalizuan për qamet prej 1 viti që t’i nxjerrin në rrugë të madhe se u duhen trojet e tyre jo për të bërë rrugë por pallate për kompanitë e ndërtimit të oligarkëve!!! Por Veliaj harron që prishja e djeshme u bë me deklarimin e tij publik duke e implikuar direkt në shpërdorim detyre për dëmin që i shkakton shtetit prej mbi milionë dollarësh! Edhe Lamja që e legalizoi! Edhe drejtuesit e IKMT! Leku letër por vepër penale për Veliaj dhe Lamen!!!”-shkruan Goxhaj në postimin e tij./standard

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne