Akuzohej për trafikimin e 1 ton droge, Prokuroria tërheq akuzën: Nuk arrijmë të gjejmë prova

Gjatë ditës së sotme është raportuar se prokuroria ka tërhequr akuzat për Avis Muçën. Ky shtetas u akuzua një vit më parë për trafikimin e 1 ton drogë në qytetin e Kavajës.

Sipas prokurorisë shtetasi Avis Muça do të hetohet në gjendje të lirë pasi nuk ka prova të mjaftueshme për ta inkriminuar.

Muça u arrestua 3 javë para martesës pasi kishte caktuar ditën e dasmës me 27 gusht. Ndërkohë që avokati i tij Saimir Visha ka deklaruar se do të kërkojnë dëmshpërblim për burgosje të padrejtë.

Lexo edhe: Vettingu: Ngrihet struktura e re e gjyqtarëve të hetimeve paraprake. Hetimeve nuk iu shpëtojnë as gjyqtarët e prokurorët e dorëhequr

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne