Akuzohet për korrupsion dhe abuzim me pushtetin, Nikolos Sarkozy do të paraqitet para gjykatës

Nesër ish-presidenti i Francës Nikolos Sarkozy do të paraqitet në gjykatë, për shkak të akuzave për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Ai do të paraqitet përpara gjykatës, pasi tentoi që të shfajësohet për disa kohë rresht.

Në një çështje të njohur si “çështja e përgjimit”, prokuroria pretendon se Sarkozy dhe avokati i tij, Thierry Herzog u përpoqën të korruptonin gjyqtarin, Gilbert Aziber për të dorëzuar informacione sekrete nga një hetim i veçantë kundër ish-drejtuesit francez.

Në këmbim, Sarkozy akuzohet se i ka ofruar Aziberit që t’i sigurojë atij një punë të mirë në Cote d’Azur.

Sarkozy është shënjestra e një serie hetimesh ligjore – nga akuzat se lideri i ndjerë libian, Muammar Gaddafi, financoi ilegalisht fushatën e tij deri te marrja e një ryshfeti të pretenduar nga shitja e armëve në Pakistan.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne