Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka thënë: “Kundërpërgjigja e Iranit ka shkatërruar bazat ushtarake amerikane në rajon dhe ka shkaktuar dëme e humbje të gjera agresorit izraelit dhe kjo kundërpërgjigje po vazhdon akoma.
Sipas ParsToday, Abdulmalik Bedrudin Al-Huthi, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Ansarullah të Jemenit, të enjten në mbrëmje ka thënë: “Qëllimi i agresionit amerikano-izraelit kundër Iranit lshtë të heqë nga rruga një pengesë e cila nuk lejon pushtimin e rajonit dhe vendosjen e dominimit sionist mbi kombet e këtij rajoni”.
Al-Huthi ka shtuar: “Nëse krimet dhe agresioni i cili ka filluar kundër Republikës Islamike të Iranit, do të kryhej kundër ndonjë vendi tjetër të rajonit, ajo vend do të shembej në po ato orët e para ose më së shumti në ditët e para”.
Ai theksoi: “Regjimi sionist synon të pushtojë të gjithë rajonin dhe ky regjim pushtues konsiderohet armik i hapur për të gjithë Umetin Islamik. Qëndrersa dhe rezistenca e Republikës Islamike të Iranit përball sulmeve të agresorëve, është një shembull dhe model i suksesshëm për të gjitha vendet e rajonit”./parstoday

















