Al Jazeera mbyll shërbimin në gjuhën turke

Al Jazeera Turk, e cila nisi punën e saj në Turqi me qëllim që të bëjë transmetim televiziv ku më pas vazhdoi publikimet e saj nga interneti, njoftoi se i ka dhënë fund publikimeve të saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në ueb faqen e Al Jazeera Turk në emër të Al Jazeera Media Network është publikuar një deklaratë me titull “Faleminderit për atë që na mbështetët”.

Në deklaratë u theksua se ekipi gjatë disa viteve të fundit ka punuar në drejtim që të ofrojë lajmet e fundit, dosiet speciale dhe zhvillimet e rëndësishme nga Turqia por edhe nga bota.

“Ju faleminderit për mbështetjen tuaj për gazetari cilësore, të pavarur dhe të respektuar”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë gjithashtu u theksua se Al Jazeera Turk Digital, nga sot 3 maj 2017 u jep fund aktiviteteve të saj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne