Al Sisi: Bojkoti i Katarit duhet të përfshijë edhe Turqinë

Presidenti egjiptian Abdelfatah as Sisi ka bërë thirrje krerëve të Gjirit Persik që të zgjerojnë përçarjen diplomatike përveç Katarit të përfshijnë edhe Turqinë. Sisi ka propozuar që Gjiri Persik të zgjerojë bojkotin edhe mbi Ankaranë gjersa Turqia nuk ndërprenë të mbështesë Katarin, thekson ueb faqja e internetit Arabi el Xhedid.

Sisi e ka propozuar këtë në takimin e të enjtes së kaluar në Kairo me mbretin e Bahrejnit Hamed bin Isa el Halifen, dhe ka akuzuar Turqinë se ka financuar dhe ka ofruar strehë grupeve terroriste. Propozimi i tij nuk ka marr përgjigje të vendeve të Gjirit. Megjithatë burimet kanë cek se vendet e Gjirit do të kishin dëshirë që Turqia bile të mos e ndihmojë dhe mbështesë Katarin gjatë krizës aktuale.

Egjipti po përpiqet të përfshijë edhe Turqinë në bojkot pasi që presidenti i Turqisë Rexhep Tajib Erdogani ka kritikuar regjimin për shkak të rrëzimit nga pushteti të presidentit të parë të zgjedhur të Egjiptit Muhamed Murist pas grusht shtetit ushtarak të kryer nga ish shefi shtatmadhorisë egjiptiane Sisi, presidenti aktual i Egjiptit.

Turqia për momentin është e kyçur në zgjidhjen e krizës së Katarit nëpërmjet rrugës diplomatike

Burimi : islambosna.ba/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne