Al-Sisi vazhdon shërbimet për mbretin Selman

Presidenti i Egjiptit të shtunën në mbrëmje deklaroi se është pajtuar me caktimin e kufijve detarë mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abdulfetah Al-Sisi, presidenti i Egjiptit, konfirmoi marrëveshjen me Arabinë Saudite për caktimin e kufijve detarë, pasi edhe Parlamenti i këtij vendi kishte dhënë pëlqimin për ratifikimin e kësaj marrëveshje. Parlamenti i Egjiptit më 14 qershor me shumicë votash, ratifikoi marrëveshjen për caktimin e kufijve detarë mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite duke i dhënë këtij vendi edhe dy ishujt Tiran dhe Sanafir të Egjiptit. Ky veprim ka ngjallur protesta të gjera në mesin e qytetarëve egjiptianë. Kritikët e Abdulfetah Al-Sisi besojnë se presidenti i Egjiptit në shkëmbim të ndihmave financiare të Arabisë Saudite, i ka dorëzuar këta dy ishuj regjimit Al Saud./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne