Al-Thani: Marrëdhëniet mes Iranit dhe Katarit janë të veçanta

Ministri i jashtëm i Katarit ka deklaruar se marrëdhëniet mes vendit të tij dhe Iranit janë të veçanta.

Muhamed bin Abdul’Rahman al-Thani, në një intervistë për agjencinë MSNBC të Amerikës ka folur mbi krizën e krijuar mes Katarit, Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj dhe ka thënë se pretendimet e Arabisë Suedie kundër Katarit janë krejtësisht të pabaza. Ministri i punëve të jashtme të Katarit shtoi: “Doha dhe Uashingtoni pajtohen në këtë çështje se kërkesat e Arabisë Saudite dhe të aleateve të saj ndaj Katarit duhet të jenë racionale”. Këto deklarata të Muhamed bin Abdul’Rahman al-Thani janë bërë në kohën kur Adel Xhubejr, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, theksoi: “Nuk do të ketë kurrfarë negociatash me autoritetet e Dohas në lidhje me listën e kërkesave të paraqitura nga Arabia Saudite dhe aleatet e saj si kushte për normalizimin e marrëdhënieve me Katarin”. Vlen të theksohet se Arabia Saudite, EBA, Bahrejni dhe Egjipti më herët kanë paraqitur një listë me 13 kërkesa si kushte për Katarin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre me Dohan. Kushtet më të rëndësishme në këtë listë janë ndërprerja e marrëdhënieve të Katarit me Iranit dhe Hezbullahun e Libanit, mbyllja e plotë e kanalit televiziv Al Xhazira dhe mbyllja e bazës ushtarake të Turqisë në territorin e Katarit. Riadi dhe aleatet e tij i kishin dhënë dhjetë ditë afat Dohas që të plotësojë këto 13 kushte për normalizimin e marrëdhënieve, por që janë refuzuar nga ana e Katarit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne