Rajoni

Alarm per bombe ne spitalin e Pejes

Një alarm për një mjet të mundshëm shpërthyes është dhënë nga policia e Kosovës në spitalin e Pejës.

Policia ka bërë të ditur se ka vendosur të anulojë të gjitha vizitat në këtë spital.

“Indeksonline” në Kosovë ka kontaktuar me zyrtarin për informim në këtë spital, të cilët kanë treguar se është duke u hetuar situata.

“Policia është duke dyshuar se ka një mjet shpërthyer. I kanë anuluar të gjitha vizitat në spital dhe dy reparte tashmë janë zhvendosur për shkak të hetimeve”, ka thënë ky zyrtar.