Alarm për bombë pranë “Shkolles së Baletit”, policia rrethon zonën

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje uniformat blu në rrugën “Petro Nini” në Tiranë.

Një pako e dyshuar për eksploziv është pikasur në ambientet e një dyqani rrobash në kryeqytet.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, e cila ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Policia është në pritje të forcave xheniere që do të kryejnë dhe lëvizjen e pakos./ v+

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne