Alarm për terrorizëm në Francë blindohet Lourdes

Franca është ende në gjendje alarmi për sa i përket rrezikut të sulmeve terroriste. Lourdes është blinduar dhe në zonë janë vendosur telekamera sigurie, në një kohë që francezët do të votojnë të dielën për rinovimin e parlamentit.

Pas sulmeve të fundit terroriste edhe në Lurdes janë rritur masat e sigurisë për të garantuar pelegrinët që vizitojnë vendin. Autoritetet franceze kanë fshehur në shumë pika telekamera sigurie në mënyrë që të skanojnë morfologjinë e fytyrës dhe të tregojnë në kohë reale, mes gjithë atyre që hyjnë dhe dalin, të kërkuar nga policia, terroristë të mundshëm dhe persona të dyshuar.
por nuk do të ketë vetëm telekamera sigurise sepse Muzeu i Lurdes do të qëndrojë i mbyllur gjatë natës. Sipas italianes “Il Messagero”, bëhet fjalë për masa esktreme që do lejojnë inspektime të përditshme, si dhe kontrolle të shtuara gjatë ditës. Ndërkohë që persona më të kualifikuar do të kontrollojnë pelegrinët me metal detector.
Monsinjor Ksavier d’Arod de Peirazh, koordinator, u shpreh se për pelegrinët e moshuar, dhe ata të sëmurë, do të ketë një hyrje të veçantë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne