“Alarmante”! Këshilltari i Pacollit zbulon bisedat me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë: Ja çfarë kanë thënë për Albin Kurtin

Këshilltari i ish-zv.kryeministrit dhe ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, zbulon bisedat me përfaqësues të lartë të administratës së Donald Trump, lidhur me zhvillimet politike në Kosovë.

Naim Murseli shkruan në “Facebook” se zyrtarët amerikanë të Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar vazhdimisht propozimet e tyre.

“Në bisedat e mia me përfaqësues të lartë të administratës Trump, ata janë shprehur sesi Albin Kurti ka refuzuar vazhdimisht propozimet e tyre. Pavarësisht cila administratë ka qenë. Një Kryeministër që ka dëmtuar thellësisht marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara. Që ka të angazhuar në kabinetin e tij shumë zyrtarë antiamerikan. Për herë të parë në histori të vendit, ne kemi një Kryeministër të cilit Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i besojnë. Kjo është alarmante!”, shkruan këshilltari i Pacollit.

/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne