Alarmi i ish-ministrit: 3 inceneratorë për djegien e mbetjeve. Shqipëria do mbytet nga tymi toksik

Në Shqipëri po ndërtohen 3 inceneratorë që do djegin mbetjet e pariciklueshme! 3 Inceneratorë!!! Rajoni i Frankurtit (am Main) ka vetëm 1! Edhe atë nuk arrin ta furnizojnë me mbetje 24 orë në 24!

Ne që jemi sa 1/3 e Frankfurtit do kemi 3 djegës mbetjesh! Logjikisht, nëse nuk furnizohen me mbetje nga importi, të 3 inceneratorët nuk punojnë dot! Ndoshta ky ishte edhe qëllimi i lejimit të importit!!!

Debati politik nuk mund të fokusohet vetëm tek KONCENSIONI, apo korrupsioni eventual i lidhur me të! Në fund të fundit këto janë çështje supozimesh.

Realiteti do na ballafaqojë me një rrisk shumë herë më të madh!!! Do gjendemi nën tymin e mbetjeve të djegura dhe të përlyer me hirin toksik që mbetet nga djegia! Apo jemi edhe shtet me standarte të larta ne që të garantojmë siguri mjedisore!!!

Ato 3 inceneratorë bashkë me xhepat do na djegin mushkëritë e do na thajnë mëlçitë e veshkat! Ky është halli! Askush nuk jep garanci për sigurinë e tyre! Askush!

Vetë për para flitet! Nuk bëhet keq, por nuk janë vetëm ato në diskutim! Në radhë të parë është shëndeti! Nuk mund ti themi shëndetit “hajt shnet” për asnjë arësye! Aq më pak për arsye politike!

Ndaj duhet të gjejmë një mënyrë që çështjet e mjedisit t’ja heqim nga dora Qeverive dhe tja kthejmë njerëzve!

Çdo çështje e tillë duhet të vendoset me REFERENDUM! Jo me vendim! Vendimi sjell vetëm degjenerim!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne