Rosy Bindi, kryetarja e komisionit parlamentar Antimafia në Itali, është shprehur se mafia shqiptare kontrollon trafikun e drogës dhe prostitucionit në Rimini.
Deklaratën, Bindi e bëri gjatë një takimi në Rimini.
Ato që shqetësojnë komisionin, janë “përqendrimi në këtë territor si numerik ashtu edhe për kalibrin e personave, të eksponentëve të ‘Ndragetës, Kamorrës, Cosa Nostras, mafias pulieze që qëndrojnë këtu prej kohësh. Dhe më pas, një konsum dogrash sigurisht alarmues, së bashkë me prezencën e mafieve të huaja, veçanërisht ajo shqiptare, që kontrollon këto trafiqe dhe prostitucionin”, citohet ajo nga mediat lokale.