Alarmohet bota /Njerëzit kërkojnë informacion në internet për Luftërat Botërore

Në një kohë që  luftanijet amerikane po shkojnë në drejtim të gjirit të Koresë së Veriut dhe pas sulmeve ajrore në Siri, njerëzit kanë filluar të frikësohen se mos po shpërthen Lufta e Tretë Botërore.

Eh këtë frikë të njerëzve po e dëshmon motori i kërkimit Google, të dhënat e së cilës tregojnë se njerëzve iu ka mpiksur në kokë ideja e një konflikti botëror ditëve të fundit.

Kërkimet për “World War 3” (Lufta e Tretë Botërore) kanë arritur nivelin më të lartë ndonjëherë, thuhet sipas të dhënave të publikuara nga Infowars.

Kërkimet për “luftë” dhe “luftë botërore” janë gjithashtu në nivelin e tyre më të lartë prej fillimit të këtij viti.

Përdoruesit e Google po kërkojnë gjithashtu edhe informacione mbi “luftën e Trump” dhe “luftën në Siri” në numra rekord.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne