Alarmohet Shtëpia e Bardhë, gjendet një pako e dyshimtë

Ka alarmuar policinë një pako e lënë pranë Shtëpisë së Bardhe në SHBA. Forca të shumta kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar se çfarë fshihet në brendësi të pakos. Sipas mediave ndërkombëtare Presidenti Donald Trump nuk ndodhet në selinë qendrore presidenciale pasi është në një vizitë në Hawai. Në zonën përgjatë Pensilvanisë u bllokua qarkullimi pas incidentit. Gazetarëve iu tha të largoheshin nga zona veriore e Shtëpisë së Bardhë, raporton CBS News.

Një telefonatë e dyshimtë raportoi që një pako me eksplozivë ishte vendosur përgjatë gardhit në pjesen veriore te Shtëpisë së Bardhë, raportoi WTTG-TV, duke cituar policinë. Pakoja është gjetur pranë gardhit të selisë. Alarmi në Amerikë vjen dy ditë pas ngjarjes tragjike ku një person shtypi me kamion 8 persona dhe plagosi mbi 12 të tjerë. “Një person është arrestuar pas “lëvizjeve të dyshimta” pranë gardhit në pjesën veriore të Shtëpisë së Bardhë”, shkroi në Twitter shërbimi sekret amerikan.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne