Albana Vokshi nxjerr blof Ramën. Publikon urdhrin që detyron policët të japin para nga rroga për tërmetin

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se nuk ka detyruar asnjë punonjës të japë lekë për tërmetin, ka ardhur reagimi i Albana Vokshit.

Ish-deputetja e PD-së, përmes një postimi në Facebook përgënjeshtron Ramën duke publikuar dokumentin ku urdhërohet mbajtja e pjesshme e pagave të policëve në Shkodër.

Postimi i plotë:

Sa më e madhe fatkeqësia, aq më intensive dhe e pamëshirshme makineria e propagandës së Edi Ramës që përmes mashtrimit nuk kursen askënd as fëmijë, as persona me aftësi ndryshe, as gra e të moshuar, as policë apo profesionistë.

Sot, Kryeministri Rama mashtroi përsëri kur tha që nuk i kanë detyruar punonjësit të japin lekë nga rroga e tyre. Po postoj eshe një herë Urdhërin e paligjshëm 1933, dr 27.11.2019 që urdhëron mbajtjen e pjesshme të pagave të policëve në Shkodër.

Duke keqpërdorur qëllimshëm vendosjen antikushtetuese të gjendjes së jashtëzakonshme, interesi kryesor i Kryeministrit këto ditë është të hapë sheshe ndertimi.

Ndaj edhe s’u jep qytetarëve akt ekspertimin per shtëpitë e pallatet.
/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne