Albana Vokshi: Vjedhje e re me Teatrin, Veliaj jep 500 milionë lekë vetëm për konsulencë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, se kërcënoi sot përsëri se do të shembë Teatrin Kombëtar dhe shpalli konsulencën për vlerësimin, përzgjedhjen, negocimin dhe lidhjen e kontratës me palën private, sipas saj, një procdurë kjo tërësisht në shkelje të autonomisë vendore.

“Po për çfarë duhen shpenzuar 500 milionë lekë për konsulencë që të bëjë vlerësim, përzgjedhje e negocim, kur ka vetëm një kompani në garë (sic edhe mediat kanë raportuar) që është “Fusha shpk” të cilën Edi Rama e paracaktoi nëpërmjet kritereve të vendosura (kriter kryesor pronësinë 40 përqind të truallit privat pranë Teatrit) që e plotësonte vetëm kjo kompani”, shkruan Vokshi në mesazhin e saj në Facebook.

Mesazhi i plotë i Vokshit

Erjon Veliaj kërcënoi sot përsëri se do shembë Teatrin Kombëtar dhe shpalli konsulencën për vlerësimin, përzgjedhjen, negocimin dhe lidhjen e kontratës me palën private. Një procdurë kjo tërësisht në shkelje të autonomisë vendore.

Është absurde të shpallësh sot konsulencën për vlerësimin propozimeve, ndërkohë që fsheh emrat e kompanive që kanë shfaqur interesin për t’u bërë pjesë e planit të përfitimit 200 milionë euro të Edi Ramës dhe Erjon Velisë, edhe pse kanë kaluar 35 ditë nga afati i fundit që ishte 19 shtatori.

Po për cfarë duhen shpenzuar 500 mln lekë për konsulencë që të bëjë vlerësim, përzgjedhje e negocim, kur ka vetëm një kompani në garë (sic edhe mediat kanë raportuar) që është “Fusha shpk” të cilën Edi Rama e paracaktoi nëpërmjet kritereve të vendosura (kriter kryesor pronësinë 40 përqind të truallit privat pranë Teatrit) që e plotësonte vetëm kjo kompani. Për cfarë duhen shpenzuar 500 mln lekë nga taksat tona kur ka një projekt të paracaktuar nga Rama e që është ai Bjarke Ingels për të cilin PD ka ngritur një padi për bashkëpunim në veprën korruptive të grabitjes së tokës publike dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Tiranës??

Nuk ka asnjë dyshim që si cdo gjë tjetër, është paracaktuar klienti që do të marrë 500 mln lekët e buxhetit pa bërë asnjë konsulencë…

E tërë procedura për këtë projekt kriminal, mafioz për shembjen e teatrit dhe faljan e tokës publike kompanisë Fusha, përtej që është jo transparente, është antikushtetuese, antiligjore dhe në shkelje të plotë të MSA. Sic edhe kishim paralajmëruar, ligji special Rama-Fusha, dhe e tërë procedura ekstraligjore përjashtoi de facto kompanitë vendase dhe të huaja nga gara, duke shkatërruar barazinë në garë.

Jo vetëm kompania Fusha shpk, që ka përfituar edhe 100 milionë euro tendera publikë 5 vitet e fundit, do të përballet me Ligjin e ri Antimafia, por me ardhjen në pushtet të PD, Edi Rama dhe Erjon Veliaj do përballen me drejtësinë dhe me ligjin për procedurën kriminale, korruptive dhe mafioze të shkatërrimit të një pjese të cmuar të trashëgimisë kulturore shqiptare e europiane për përfitime personale mbi 200 mln Euro./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne