Albanologu rus prezanton studimet e tij në Tiranë

Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi dje një ligjëratë akademike me një albanolog të njohur rus, pedagog të Universitetit të Shën Petërburgut Aleksandër Novik, i cili bashkë me kolegen e tij Aleksandra Dugushina paraqitën monografinë “Ekspedita në brigjet e Azovit: gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës”. Ky studim shumë i thellë dhe i plotë është nominuar nga Akedemia e Shkencave për Çmimin shkencor kombëtar vjetor për kërkuesin e ri më të suksesshëm në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike. Gjithashtu, gjatë aktivitetit u promovua një botim në gjuhën shqipe me titull “Gollobordë (Golo Bordo), Shqipëri”, ku z. Novik del si bashkautor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne