Albayrak: Vazhdon rritja e fuqishme ekonomike e Turqisë

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak tha se vazhdon hovi i rritjes së fuqishme ekonomike të Turqisë.

Ministrat e Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore të vendeve të G-20 u takuan në Buenos-Ajres, Kryeqytetin e Argjentinës.

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, i cili mori pjesë në mbledhje, mbajti një fjalim në seancën me titull “Rreziqet ekonomike globale”.

Ai tha se proteksionizmi në rritje do të ketë ndikime negative në ekonominë globale.

Ai dha mesazhe edhe në lidhje me ekonominë e Turqi dhe tha: “Turqia vazhdon përshpejtimin e fuqishëm të rritjes ekonomike. Themelet e ekonomisë vazhdojnë të jenë të fuqishme dhe panorama ekonomike është shpresëdhënëse”.

Albayrak shpjegoi edhe ndryshimet strukturore në qeverisjen e Turqisë dhe bëri të ditur se po bëhen organizime të reja në disa ministri dhe institucione turke si dhe rikujtoi se numri i ministrave në kabinet nga 26 zbriti në 16-të.

Ai tha se në Turqi vazhdon disiplina e buxhetit, lufta me inflacionin dhe është duke u fokusuar në zbatimin e agjendës së reformave strukturore të mirëpërcaktuara.

Berat Albayrak mbajti edhe fjalimin e çeljes së panelit me titull “Zhvillimi i Udhërrëfyesit për Transformimin e Infrastrukturës në një Kategori të Aseteve Financiare”.

Ministri turk tha se Turqia, në zbatimin e projekteve infrastrukturore me cilësi të lartë, zotëron një performancë të suksesshme, që vazhdon prej një kohe të gjatë.

Ai u shpreh gjithashtu se krahas pozicionit gjeopolitik, rëndësisë strategjike dhe infrastrukturës së cilësisë së lartë, me një mjedis të parashikueshëm, Turqia vazhdon të jetë një port i sigurt për investime./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne