Albert Berisha: Më mirë në burg padrejtësisht sesa duart me gjak

I dënuari për pjesëmarrje në organizata terroriste, Albert Berisha do të vuajë dënimin prej 3 vjet e gjysmë. Në një intervistë ai ka thënë se ky vendim është i padrejtë.

“Ideja është që më mirë është të vuajmë disa vite në burg sesa të shkojmë dhe ta kemi ndërgjegjen e lënduar, duke i përlyer duart me gjakun e ndonjë personi të pafajshëm, qoftë ai mysliman apo jomysliman”, ka thënë Albert Berisha.

Përkundër kësaj, ai ka thënë se edhe pas vuajtjes së dënimit, do të vazhdojë të luftojë radikalizmin.

Ai u ka bërë thirrje të rinjve nga Kosova që të mos shkojnë në luftërat e huaja në Siri e Irak, kurse ata që janë ende në vatrat e luftës, Berisha i ka ftuar që të kthehen në Kosovë, pavarësisht se në bazë të ligjit, mund të dënohen për veprat që ndërlidhen me terrorizmin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne