Albin Kurti: Anëtarët e ri në Borde nuk janë pjesë e VV-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka komentuar shkarkimet dhe emërimet e fundit nëpër Ndërmarrjet Publike.

Ai ka thënë se sot janë shkarkuar tri borde për shkak të përformancës jo të mirë.

Tutje, shefi i ekzekutivit kosovar tha se anëtarët e emëruar nuk janë pjesë e partisë së tij.

“Kemi shkarkuar bordet ekzistuese dhe kemi miratuar bordet e përkhshme për shkak të mungesës së performancës pozitive, shpërdorimeve që janë gjetur dhe për shkak se qeveria jonë ka ardhur me një vizion të ri që ndërmarrjet pulbike nuk lejon të dalin me humbje”, tha ai në intervistën në emisionin “Jeta në Kosovë”.

“Asnjëri prej tyre nuk është Vetëvendosje, 12 janë gjithsej, në tri borde nga katër persona, asnjëri nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk e di nëse janë donator, ministrja Hajdari dhe ekipi i saj kanë hulumtuar sa kanë mundur”, tha tutje ai./KP

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne