Albin Kurti: Haradinaj, argat i Thaçit që mbahet për karrige

Për kryevetëvendosësin Albin Kurti, kryeministri Ramush Haradinaj, është një argat i presidentit Hashim Thaçi. Sipas tij këtë e dëshmon ndryshimi i qëndrimit nga Haradinaj në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi, për çka Kurti shprehet i bindur se nuk ka ndodhur ndonjë korrigjim dhe se Kosova më s’mund t’i kthejë 8.200 hektarët që ka humbur.

“Haradinaj lider që ia mban fjalën popullit? Jo, veçse argat i Thaçit që mbahet për karrige! Saktësisht katër muaj më parë në Kuvendin e Kosovës u ratifikua marrëveshja e Vjenës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e cila ia mori vendit tonë 8.200 hektarë. Asokohe ne këmbëngulëm që kjo marrëveshje të korrigjohej para se të votohej, duke marrë parasysh dokumentacionin dhe hartat, faktet dhe opinionet shkencore të gjeografëve, historianëve dhe ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare, peticionin e mbi 205 mijë qytetarëve, demonstratat më të mëdha në Kosovën e pasluftës… Ky dikur ishte edhe qëndrimi i Haradinajt dhe i Limajt, para se të hynin në qeveri”, shkruan Kurti në Facebook.

Ai më tej thotë se Çakorri e Zhlebi tash kanë mbetur përtej kufirit e Kosova u zvogëlua, ndërsa liberalizimi i vizave u shndërrua në rekomandimin e radhës dhe mbetet çështje e një të ardhmeje të papërcaktuar.

“Korrigjimet kufitare, pasi që e ke ratifikuar një vijë të caktuar, funksionojnë vetëm kur jep po aq sa merr, pra tit-for-tat, andaj Kosova tashmë nuk mund t’i marrë ato 8.200 hektarë. Qeveria Haradinaj duhet të japë dorëheqje: ajo e votoi dhurimin e territorit të vendit duke mashtruar publikun, edhe për korrigjimin, edhe për liberalizimin”, shkruan Kurti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne