Albin Kurti i kërkoi emrat e ministrave, Isa Mustafa mbledh me urgjencë deputetët e LDK

Në Selinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë ka filluar mbledhja urgjente e Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike e thirrur nga kreu i partisë, Isa Mustafa.

Ky takim vjen në ditën kur do të takohen presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Ky i fundit, para takimit me presidentin i ka bërë publik propozimet e tij për ministra, ndërsa, ka kërkuar nga Mustafa që të jep propozimet e tij.

Kurti publikoi dhe emrat e ministrave të propozuar nga Vetëvendosje:

“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia.

Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”.
/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne