Rajoni

Albin Kurti kërkon të mbajë të bashkuar Vetëvendosjen: S’ka ndarje, ka dorëheqje

Kryetari i ri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk sheh ndarje në partinë e tij. Në konferencën e parë pas zgjedhjes kryetar, Kurti ka thënë se dorëheqjet e disa anëtarëve të kryesisë së partisë nuk tregojnë ndarje në parti.

“Zgjidhja është pjesëmarrja aktive në organet tona. Nuk ka ndarje, por dorëheqje nga struktura të caktuara dhe jo dorëheqje nga anëtarësia dhe rrjedhimisht jo dorëheqje nga programi ynë që e kemi shkruar bashkë. Ne nuk jemi sekt formal unanim që do të ishim identik. Këtu lejohet mendimi ndryshe dhe diskutimi, kjo është vlerë dhe pasuri e lëvizjes”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se nuk mban inat ndaj askujt dhe nuk do hakmerret ndaj askujt. I pyetur lidhur me raportin me ish-sekretarin organizativ Dardan Molliqaj, i cili kishte kërkuar që Kurti të mos kandidonte për kryetar, i pari i VV-së ka thënë se “jemi deputetë të një grupi parlamentar”. Kurti po ashtu ka thënë se kishte pasur besim të madh që do të kishte kundërkandidat për të parin e partisë, por shton se “kjo nuk ndodhi për fajin e tij”.

OPINIONE