Albin Kurti përshkruan veten: “Unë nuk jam një person radikal”

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, këmbëngul se nuk është një politikan radikal ndryshe nga sa e vizatojnë kundërshtarët e tij. Në një intervistë që ka dhënë për një gazetare nga Vojvodina, ai ka treguar se si personalitet dhe si formim është një njeri tolerant, por shndërrohet në rakal kur situatat janë të tilla. Mbahet mend një shprehje epike e Kurtit gjatë një bisede me Edi Ramën. Kur kryeministri i shqipërisë i kërkoi të jetë më tolerant në periudhën kur Albini hidhte bomba me gaz lotsellës në sallën e kuvendit të Kosovës, ky i fundit u përgjigj: “Ku ka tolerancë më të madhe se sa t’i bësh hajnat të lotojnë”.

Kurti, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim për shkak të hedhjes së gazit në seancat e Kuvendit, ku kundërshtohej Demarkacioni, para gazetares nga Vojvodina, me një komunikim të butë në gjuhën angleze, e ka përshkruar kështu veten e tij: “Unë kam qenë i angazhuar në shumë aktivitete radikale, por nuk jam në karakter radikal, jam radikal varësisht nga tema dhe konteksti. Nuk jam radikal në qenien time, në personalitetin tim, por në situata të caktuara dhe në tema të caktuara, unë bëhem radikal”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne