Albin Kurti: Thaçi e ka nënshkruar marrëveshjen me Vuçiçin për korrigjimin e kufijve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se Hashim Thaçi ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë për korrigjimin e kufijve. Sipas Kurtit kjo marrëveshje është bërë sivjet.

Ai thotë se Thaçi është gjysmë president dhe fund e krye qesharak.

Postim i plotë i Albin Kurtit:

‘Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk’, – Faik Konica

Presidenti Thaçi tha se synon korrigjim kufiri me Serbinë, duke shtuar se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë për ta arritur.

Mirëpo, ky njeri tashmë ka bërë një marrëveshje për korrigjim kufiri, madje sivjet: të gjithëve na kujtohet Deklarata e përbashkët Thaçi-Vujanoviç për korrigjim kufiri me Malin e Zi, e datës 16 shkurt 2018.

Pra, marrëveshje ka, bile të nënshkruar, por korrigjim nuk ka! Ky gjysmë President është fund e krye qesharak, përveç në pasojat e tij që mandej i vuajmë ne.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne