Aleanca e Zezakëve për Paqe i thotë jo luftës me Iranin!

nga Ajamu Baraka.
Black Alliance for Peace

Vendimi i administratës Trump për të shkelur Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit – i njohur më mirë si marrëveshja bërthamore iraniane – i shtyn përsëri Shtetet e Bashkuara në një situatë të rrezikshme në të cilën SHBA mund të përfshihet drejtpërdrejt ose indirekt në një tjetër konfrontim ushtarak.

Administrata e Trump ndihet mjaft e sigurt se publiku amerikan do ta përkrahë në rrugën e saj për të luftuar Iranin. Ne duhet t’i demonstrojmë atij dhe të gjithë zyrtarëve në qeveri dhe më gjerë se njerëzit nuk do të tolerojnë më gjakderdhje dhe më shumë shkatërrim të qyteteve, kulturave dhe popujve për të avancuar politikat e cekëta dhe të gabuara të një shteti që ka përqendruar luftën si opsionin e tij të parë.

Aleanca e Zezakëve për Paqe (BAP) e ka ngritur zërin fort duke kundërshtuar politikat e luftës së SHBA-së që në vitin e parë të ekzistencës së saj. Megjithëse nuk kemi pasur fonde, staf me orar të plotë dhe asnjë zyrë të përhershme, ne jemi bërë një forcë shtytëse në përpjekjet për të ri-ndërtuar lëvizjen më të madhe anti-imperialiste dhe kundër luftës në Shtetet e Bashkuara.

Tani po mobilizohemi kundrejt Asamblesë Kombëtare për çlirimin e njerzve me ngjyrë që do mbahet në 18-20 maj në Durham të Karolinës së Veriut. Kjo do të jetë një hapësirë ​​strategjike për BAP-in, ku aktivistët me ngjyrë nga i gjithë vendi do të mblidhen atje si pjesë e përpjekjes për të rindërtuar një rrjet kombëtar majtist. Një nga rezolutat që do të debatohet në këtë tubim është një dokument i paraqitur nga BAP i cili do të kërkojë që lëvizja të angazhohet për tu përqendruar sërish tek anti-militarizmi dhe anti-imperializmi dhe për të rindërtuar sërish Aleancën e Zezakëve për Paqe.

Ne po përpiqemi të mbledhim fonde për tu siguruar mbështetje të pjesshme për pjesëmarrje shumë prej anëtarëve të BAP-it për të mbuluar shpenzimet e naftës, qiratë e makinave, hotelin, ushqimin dhe regjistrimin.

Ne u shkojmë në ndihmë njerëzve sipas kërkesave dhe mundësive dhe kështu ndoshta një ditë do të vijmë edhe tek ju. Kushdo që deshiron të ndihmojë, le të dhurojë tek faqja (https://blackallianceforpeace.com/donate) që të mundim të përmbushim qëllimin tonë deri më 12 maj.

Na ndihmoni që të ndërtojmë një lëvizje që do të marrë pushtetin nga duart e luftënxitësve. Ne e dimë se nuk do të ketë paqe pa pasur drejtësi dhe se do të duhet të luftojmë për drejtësi – na ndihmoni./globalresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne