Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Do shpëtojmë teatrin me çdo kusht

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është e vendosur për të ruajtur teatrin me çdo kusht.

Pavarësisht vendimit të djeshëm të marrë në fshehtësi nga Këshilli Bashkiak për shembjen e Teatrit, artistët dhe qytetarët janë mobilizuar për të ruajtur godinat e teatrit gjatë gjithë kohës.

Ata i bëjnë thirrje qytetarëve të bashkohen për të mbrojtur trashëgiminë kulturore nga shembja:

“27 muaj qëndresë e palodhur!

Kjo nuk është kauza jonë, është kauza e të gjithëve. Mobilizim total 24 orë me të gjitha forcat për të ndaluar demarshin e krimit të veshur me pushtet.

Ruajmë trashëgiminë, identitetin, dinjitetin, luftojmë për drejtësi!”

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila së bashku me qytetarë  e artistë, ka protestuar kundër shembjes së teatrit prej 27 muajsh, shprehen të vendosur se “do të mbrojnë deri në fund teatrin, duke u përballur qoftë dhe fizikisht”.

Kundër vendimit të KB-së ka reaguar dhe Europa Nostra, e cila dënoi vendimin për prishjen e teatrit. Europa Nostra ka vënë në dijeni për këtë qendrim disa institucione dhe personalitete europiane, prej të cilëve kërkohet reagim, David Sassoli, President i Parlamentit Europian, Maryia Gabriell, Komisionerja europiane për Kulturën, Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Luigi Soreca, ambasador i BE në Shqipëri.

Siç Exit News ka shpjeguar më parë këtu dhe këtu, ky vendim është marrë në shkelje flagrante të ligjeve./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne