Shqiperia

Aleanca për Teatrin kallëzon Veliajn në SPAK për shpërdorim detyre

Aleanca për Teatrin do të kallëzojë sot penalisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës pranë Prokurorisë Speciale Antikorrupsion, ndërsa e akuzojnë pasi për ‘Shpërdorim detyre’.

Aleanca ka depozituar pranë SPAK padinë dhe në shkruhet se nuk është bërë publike asnjë informacion rreth projektit që ka bashkia për shembjen e kësaj godine.

Ndërkohë ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesën e presidentit Meta për pezullimin e projektit për Teatrin Kombëtar.

Sipas një njoftimi të bërë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, shqyrtimi i kësaj kërkese do të bëhet në një mbledhje me dyer të mbyllura.

Kushtetuesja pritet që të japë një koment për kërkesën e presidentit brenda datës 22 Janar të 2020-tës.

Gjykata Kushtetuese ka vënë në dijeni për këtë seancë Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Kulturës, Kuvendin, Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Financave.

/tpz

Etiketa

OPINIONE