Aleanca Trump & Netanjahu kundër Palestinës

Revista amerikane The New Yorker shkruan se kryeministri i qeverisë sioniste izraelite Benjamin Netanjahu dhe presidenti amerikan Donald Trump po koordinojnë veprimet dhe prezantimet e tyre lidhur me atë që ata e quajnë ”iniciativë paqësore për Lindjen e Afërt”.

Qëllimi i koordinimit, sikurse thekson revista amerikane, është të përpilohet propozimi i zgjidhjes paqësore e cila do të jetë e pranueshme për shtetet e Gjirit Persik,sidomos atyre të cilët duan të afrohen Izraelit për shkak të armiqësisë së përbashkët kundër Iranit, por jo edhe palestinezëve, ashtu që udhëheqja palestineze atë të refuzojë. Udhëheqja sioniste shpreson se me këtë do të mbjell mos durimin dhe urrejtje në mes udhëheqjes palestineze dhe shteteve të Gjirit dhe do të motivojë shtetet e Gjirit në vazhdimin e afrimit dhe normalizimit të marrëdhënieve të tyre me Izraelin përkundër palestinezëve.

Revista zbulon se në vitin 2015 në Qipro janë takuar zyrtarët e emiratas dhe izraelit për të vendosur koordinimin e qëndrimeve dhe veprimeve lidhur me “çështjen palestineze” dhe dakordimin e detajeve të kësaj çështjeje të pazgjidhur.

Më herët Kanali 10 izraelit ka publikuar informatën për takimin e trashëgimtarit të fronit Muhamed bin Selmanin me liderët e organizatave çifute amerikane i cili është mbajtur në New York.

Kanali televiziv izraelit i cekur ka publikuar se Muhamed bin Selmani në takimin mbajtur me 27 mars t këtij viti ka thënë:”Ka ardhur koha që palestinezët të pranojnë atë që ju ofrohet dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve! Në rast se nuk duan, le të heshtin dhe të ndërpresin të ankohen! Poashtu më tej ka shtuar se çështja palestineze nuk është prioritet i qeverisë së tij, e as që opinioni publik saudit i kushton ndonjë vëmendje kësaj, dhe se për shtetin e tij ”ekzistojnë çështjet shumë më të rëndësishme, në mesin e të cilit edhe çështja e Iranit”.

Gjatë muajve të fundit raporte e shumta mediale dhe analizat e ekspertëve kanë treguar në atë se Arabia Saudite në krye me Muhamed bin Selmanin ka mbështetur të ashtuquajturën”Marrëveshjen e shekullit” e cila parasheh zgjidhje të konfliktit izraelito-palestineze sipas planit sionist i cili nënkupton që palestinezëve të jepet shteti i pavarur në hapësirën shumë të vogël të Gazës dhe Bregut perëndimor, pa Jerusalemin i cili është paraparë për kryeqytetin e Izraelit.

Burimi : SAFF/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne