Rajoni

Aleksandar Vuçiç fitoi zgjedhjet për president të Serbisë

epa05864381 Serbian Progressive Party candidate for the Serbian presidency, Aleksandar Vucic speaks to supporters during a campaign rally in Nis, southern Serbia, 22 March 2017. Aleksandar Vucic held a pre-election rally in front of about 8,000 supporters in Nis. Presidential elections are scheduled to take place on 02 April 2017. EPA/Djordje Savic

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç fitoi në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Serbi, duke fituar rreth 55 për qind të votave, me çka që në raundin e parë është përzgjedhur shef i ri i shtetit.

Vuçiç mbrëmë vonë shpalli fitore për zgjedhjet, duke theksuar se për të votuan më shumë se dy milionë votues.

“Jam shumë krenar ne faktin se kemi fituar besimin e dy milionë e 35 mijë personave, nga gjithsej tre milionë e 700 mijë sa votuan”, tha Vuçiç në një konferencë për media në selinë e partisë së tij.

Ai ka theksuar se në zgjedhjet ka fituar 12 për qind më shumë vota se të gjithë kundërkandidatët e tjerë bashkë, në garën për president.

I dyti është Sasha Jankoviç, ish-Avokati i Popullit, me 15.6 për qind, kurse i treti Luka Maksimoviç – “Beli Preletaçeviq” (kandidati sarkastik) me 9.4 për qind, ndërsa i katërti Vuk Jeremiç me 5.8 për qind.

Zgjedhjet janë mbajtur edhe në disa qendra në Kosovë,  kryesisht në qendrat e votimit në veri të  vendit, ku procesi zgjedhor është cilësuar pa incidente.

Votuesit serbë votuan për 11 kandidatë.
Portalb

OPINIONE

INTERVISTA