Aleksandër Vuçiç: Në Uashington, Serbia nuk e pranoi njohjen e ndërsjellë me Kosovën, por nuk ishim kundër Izraelit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ditën e sotme në një intervistë që ka bërë për mediat serbe është shprehur se në takimin në Uashington, Serbia nuk e ka pranuar njohjen e ndërsjellë me Kosovën. Ndër të tjera ai është shprehur se nuk kanë qenë kundër Izraelit që ta njohin Kosovën, pasi sipas tij Izraeli është një shtet sovran, dhe se ka të drejtë të bëjë çfarë të dëshirojë.

“Ajo që ne nuk e pranuam ishte njohja e ndërsjellë. Por ajo që u bë atje ishte se ata në të vërtetë donin që ne të thonim se ishte në rregull për ne që Izraeli të njihte pavarësinë e Kosovës. Ne nuk donim të merrnim pjesë në atë. Ne thamë që Izraeli është një shtet sovran, ka të drejtë të bëjë atë që dëshiron, dhe nga ana jonë ne i kemi dërguar një mesazh Izraelit që është shumë i qartë. Unë mendoj se kemi bërë një marrëveshje shumë të mirë. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme për ne dhe ne duhet ta vendosim veten në atë perspektivë. Aspekti ekonomik është thelbësor për ne “,- tha ai.

I pyetur nëse në Uashington është diskutuar për Bosnjen e Hercegovinën, Vuçiç tha se është folur për rajonin në tërësi, por, para së gjithash, për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë.

“Nëse më pyesni nëse është biseduar për diçka specifike në Bosnje – jo, nuk është biseduar dhe as nuk ka qenë qëllim i ndokujt. Në një shoqëri moderne, njerëzit i besojnë më shumë emocioneve të tyre, pasionit të tyre të tifozëve dhe më pak fakteve të tyre. Unë nuk mendoj se duhet të kemi një marrëdhënie armiqësore. Pas një kohe të gjatë, Prishtina ka rënë dakord të marrë pjesë në atë që ne e quajmë” mini-Shengen “, e cila është një gjë e jashtëzakonshme për Shqipërinë, për Serbët, por edhe për Boshnjakët ” tha Vuçiç.

Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, janë takuar javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, ku edhe kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizimin ekonomik. Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve që në vitin 2011.

Ai është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne