Aleksi Pushkov: Amerikën quajeni superfuqi të humbur!

Kryetari i Komisionit ndërkombëtar në Dumën ruse, duke prezantuar arsyet në lidhje me tërheqjen e forcave të armatosura amerikane nga Afganistanit, Uashingtonin e ka përshkruar si superfuqi humbëse.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Aleksi Pushkov, kryetar i Komisionit ndërkombëtar në Dumën ruse, duke iu referuar deklaratave ne lidhje me tërheqjen e forcave të armatosura amerikane nga Afganistani, Amerikën e ka quajtur superfuqi të humbur. Sipas Sputnik, ky politikan rus në rrjetin e tij në Tuiter, ka shkruar: Amerika po tërhiqet nga Afganistani, George W. Bush e filloi luftën. Obama mashtroi popullin dhe nuk e përfundoi këtë luftë. Trump u përballë me disfatë. Superfuqia humbi. Më parë talebanët në një letër të hapur drejtuar Donald Trump, president i SHBA, kanë kërkuar largimin e plotë të forcave të armatosura amerikane nga Afganistani./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne