Libër: Algjeria e Zbuluar

Mënyra se si njerëzit vishen, bashkë me traditën e veshjeve dhe stolive që zakoni përfshin, përbën formën më të dallueshmë të unikalitetit të një shoqërie, që duhet thënë që është në fakt tipari më menjëherë i dallueshëm. Brenda dizenjos së përgjithshëm të një kostumi të caktuar, ka sigurisht gjithmonë modifikime detajesh e risish, që në shoqëritë shumë të zhvilluara janë treguesi i modës. Por efektet e së tërës qëndrojnë homogjene, dhe zona të mëdha civilizimi, rajone të mëdha kulturore, mund të grupohen së bashku në bazë të teknikave specifike, origjinale të veshjes së burrave dhe grave.

Fillimisht, tipet e shoqërisë bëhen të njohura përmes aparencës së tyre, dhe jo përmes dokumenteve të shkruara, fotografive apo pikturave. Si rrjedhim, ka shoqëri pa kravata, shoqëri pa lecka antike rreth të pasmeve, dhe të tjera pa kapele. Përkatësia në një grup kulturor të caktuar zakonisht zbulohet nga tradita e veshjes. Në botën arabe, për shembull, perçja e mbajtur nga gratë është menjëherë e dallueshme nga turistët. Dikush mund të jetë i pandërgjegjshëm për një kohë të gjatë ndaj faktit që një musliman nuk konsumon mish derri, ose që ai e privon veten e tij nga marrëdhëniet seksuale gjatë muajit të Ramazanit, por perçja e mbajtur nga gratë shfaqet me aq qëndrueshmëri, saqë në përgjithësi mjafton për të karakterizuar shoqërinë arabe.

Në Magrebin Arab, perçja i përket traditës së veshjes në shoqëritë nacionale tuniziane, algjeriane, marokene dhe libiane. Për turistët dhe të huajt, perçja demarkon si shoqërinë algjeriane, edhe komponentin femëror. Në anën tjetër, në rastin e meshkujve algjerianë, mund të shënohen modifikime rajonale: festja në qendrat urbane, turbani dhe manteli i gjatë (djellaba) në perifëri. Veshja mashkullore ka disa kufij zgjedhjeje, një sasi të vogël heterogjeniteti. Femra e parë me perçen e saj të bardhë unifikon perceptimin që dikush ka për shoqërinë femërore algjeriane. Dukshëm, ajo çka ne kemi këtu, është një uniformë që nuk toleron modifikime apo variante.

Haiku shumë qartë demarkon shoqërinë e kolonizuar algjeriane. Ekziston padyshim mundësia që të hezitosh përpara një vajze të vogël, por e gjithë pasiguria zhduket në kohën e pubertetit. Me perçen, gjërat bëhen më të mirëpërcaktuara dhe të rregulluara. Gruaja algjeriane, në sytë e vëzhguesit, është pagabueshmërisht “ajo që fshihet pas një perçeje”.

Ne duhet ta kuptojmë që kjo perçe, një nga elementet e veshjes tradicionale algjeriane, do të bëhej mollë sherri në luftën e madhërishme, për llogari të së cilës forcave pushtuese iu desh të mobilizonin burimet e tyre më të fuqishme e të larmishme, dhe gjatë së cilës të kolonizuarve iu desh të shfaqnin një forcë surprizuese inercie. E marrë si e tërë, shoqëria kolonizuese, me vlerat e saj, me pikat e saj të forta, me filozofinë e saj, reagon ndaj perçes në një mënyrë tjetër homogjene. Lufta deçisive u krye para vitit 1954, më saktësisht në fillimet e viteve ’30. Zyrtarët e administratës franceze në Algjeri, u angazhuan për të shkatërruar origjinalitetin e popullit, dhe nën instruksionet e përmbysjes së dizintegrimit, me çfarëdolloj kostoje, iu desh të koncentronin përpjekjet e tyre në veshjen e perçes, që ishte kyçur në këtë moment si një simbol i statusit të gruas algjeriane. Ky pozicon nuk është pasojë e një intuite të rastit. Është në bazat e analizave të sociologëve dhe etnologëve që specialistët në të ashtëquajturat çështje kombëtare dhe krerët e Zyrave Arabe kanë koordinuar punët e tyre. Në stadet fillestare, ekzistonte një

adaptim i pastër dhe i thjeshtë i formulës së mirënjohur “Le të fitojmë mbi gratë, dhe pjesa tjetër vjen vetë”. Ky përkufizim i politikës thjesht u dha një ngjyrim shkencor “zbulimeve” të sociologëve.

Në brendësi të strukturës patriarkale të shoqërisë algjeriane, specialisët përshkruan një strukturë të esencës matriarkale. Shoqëria arabe është prezantuar shpesh nga perëndimorët si një shoqëri formale, në të cilën pamja e jashtme është supreme. Gruaja algjeriane, një ndërmjetëse midis forcave të padukshme dhe grupit, u shfaq në këtë perspektivë si të përbënte një rëndësi të hershmë, të lashtë. Pas patriarkatit të dukshëm, u konfirmua ekzistenca më domethënëse e një matriarkati themelor. Roli i nënës algjeriane, ai i gjyshes, i hallës apo i “gruas së moshuar,” u inventarizuan dhe u mirëpërcaktuan.

Kjo i mundësoi administratës kolonizuese të përkufizonte një doktrinë preçise politike: “Nëse duam të shkatërrojmë strukturën e shoqërisë algjeriane, kapacitetin e saj të rezistencës, ne duhet fillimisht të korruptojmë gruan; duhet të shkojmë dhe t’i gjejmë ato mu pas perçes së tyre ku ato fshihen, dhe në shtëpitë e tyre ku meshkujt i mbajnë larg shikimeve tona.” Ishte situata e gruas që në këto rrethana ishte marrë si tema e veprimeve. Administrata dominante solemnisht mori përsipër për ta mbrojtur këtë grua, duke e përshkruar si të turpëruar, të sekuestruar, të burgosur… Ajo përshkroi mundësitë e pafundme të një gruaje, fatkeqësisht të transformuar nga mashkulli algjerian në një objekt inert, të palëvizshëm, pra të dehumanizuar. Sjellja e algjerianëve u denoncua dhe u përshkrua vendosmërisht si mesjetare dhe barbare. Me aftësi të pafundme, u përgatitën dhe u hartuan një lum akuzash kundra qëndrimit “sadist dhe vampirist” algjerian ndaj gruas. Rreth jetës familjare algjeriane, pushtuesi përpiloi shumë masa gjykimesh, vlerësimesh, arsyesh, anektdotash të mbledhura dhe shembujsh udhëzues, duke u orovatur për t’i mbyllur algjerianët brenda një cikli faji.

Shoqëritë e ndihmës reciproke dhe shoqëritë që promovinin solidaritet me gratë algjeriane u shtuan në shifra të mëdha. U organizuan vajtime. “Ne duam ta bëjmë Algjerinë t’i vijë turp për fatin që i ofron femrave.” Kjo ishte periudha e gjullurdisë, e aplikimit të një teknike të tërë infiltrimi, nën rrjedhën e së cilës turma punonjësish socialë dhe grash që drejtonin punë bamirësish lulëzuan në shtëpitë arabe.

Gruaja e varfër dhe e uritur ishte e para që do të rrethohej. Çdo kile bollguri e shpërndarë shoqërohej me një dozë indinjate kundër perçes dhe “manastirit”. Indinjata shoqërohej me këshilla praktike. Gratë algjeriane u ftuan që të luanin një “rol funksional, kryesor” në transofrmimin fatit të tyre. Ato u presionuan për t’i thënë jo nënshtrimit shekullor. Roli i paanë për të cilin ato ishin thirrur të luanin, iu përshkrua atyre shumë mirë. Administrata kolonizuese investoi shuma të mëdha në këtë betejë. Pasi u parashtrua që gruaja përbënte boshtin e shoqërisë algjeriane, të gjitha përpjekjet u bënë për të siguruar kontroll mbi të. Algjeriani, ishte e sigurt, nuk do të rrinte kot, do t’i rezistonte detyrës së shkatërrimit kulturor të ndërmarrë nga pushtuesi, do të kundërshtonte asimilimin, për aq kohë sa femra e tij nuk kishte devijuar nga rruga. Në programin kolonialist, ishte femra ajo së cilës i ishte dhënë misioni historik i tronditjes së mashkullit algjerian. Konvertimi i gruas, fitimi i saj përmes vlerave të huaja, shkëputja e saj nga statusi i saj, ishte në të njëjtën kohë arritja e një fuqie të vërtetë mbi mashkullin dhe realizimi i një mjeti patriarkal, efektiv për shkatërrimin e kulturës algjeriane.

Ende sot, në vitin 1959, ëndrra e një zbutjeje totale e shoqërisë algjeriane me anë të “gruas së zbuluar që ndihmon dhe strehon pushtuesin”, vazhdon të ndjekë autoritetet koloniale.

Meshkujt algjerianë nga ana tjetër, janë një shënjestër kritikash për shokët e tyre evropianë, ose më zyrtarisht për shefat e tyre. Nuk ka asnjë punëtor evropian që, herët apo vonë, në marrëdhëniet e tij në vendin e punës, në dyqan apo zyrë, nuk i bën algjerianit pyetjen rutinë: “A mban perçe gruaja jote? Pse nuk e çon gruan tënde në kinema, filma apo kafe?”

Shefat evropianë nuk e kufizojnë veten e tyre nga pyetjet e pasinqerta apo ftesat tendencioze. Ata përdorin “Indianin dinak” për të distancuar algjerianin dhe për ta bërë atë të marrë vendime të dhimbshme. Në raport me pushimet e Krishtlindjeve ose Vitit të Ri, apo thjesht në raste sociale me firmën – shefi do ftojë punëtorin algjerian bashkë me gruan e tij. Ftesa nuk është kolektive. Çdo algjerian ftohet në zyrën e drejtorit dhe ftohet me emër që të vijë bashkë me “familjen tënde të vogël”. “Meqë firma është si një familje e madhe, do të ishte e pahijshmë për disa që të vinin pa gratë e tyre, më kupton? . . . ” Përpara këtyre thirrjeve formale, algjeriani ndonjëherë përjeton momente vështirësish. Nëse ai vjen me gruan, kjo do të thotë pranim i humbjes, “prostituim i gruas së tij”, ekspozim i saj, braktisje e modelit të rezistencës. Në anën tjetër, e shkuara vetëm do të thotë refuzim për të kënaqur shefin; që nënkupton riskim për t’u hequr nga puna. Studimi i një rasti të përzgjedhur rastësisht – një përshkrim i kurtheve të ngritura nga evropianët në mënyrë që t’i detyrojnë algjerianët të ekspozohen, për të deklaruar: “Gruaja ime mban perçe, ajo nuk duhet të dalë jashtë,” ose për të tradhëtuar: “Meqë doje ta shihje atë, ja tek është,” – do të nxirrte në pah karakteret sadiste dhe perverse të këtyre kontakteve dhe marrëdhënieve, dhe do të shfaqte në miniaturë tragjedinë e situatës koloniale në nivelin psikologjik, mënyrën se si dy sistemet konfrontohen në mënyrë direkte, epikën e shoqërisë së kolonizuar, me mënyrat e saj specifike të ekzistencës, përballë të keqes së vazhdueshme të kolonizuesit.

Me shtresën intelektuale algjeriane, agresioni shfaqet në intesitetin e tij më të madh. Fellah, “skllavi pasiv i një grupi të strukturuar fort”, është parë me një privilegj të veçantë nga pushtuesi. Avokati dhe mjeku, në anën tjetër, janë parë ashpërsisht vëngër. Këta intelektualë, që i mbajnë gratë e tyrë në një gjendje gjysmë-skllavërie, janë treguar literalisht më një gisht akuzues. Shoqëria koloniale vërsulet me furi kundër këtij statusi inferior të gruas algjeriane. Pjestarët e saj merakosen dhe shfaqin shqetësim për këto gra të mjera, të dënuara “për të prodhuar kopila”, të fshehura pas mureve, të ndaluara.

Përpara shtresës intelektuale algjeriane, argumentet raciste çelin me një gatishmëri të veçantë. Pavarësisht se është doktor, njerezit sërish do të thonë, ai vazhdon të jetë një arab. “Ti nuk mund t’i shmangesh natyrshmërisë.” Ilustrime të këtyre lloj paragjykimesh mund të shumëfishohen pafundësisht. Qartësisht, shtresa intelektuale është qortuar për limitizim të shtrirjes së zakoneve perëndimore të mësuara, për shmangie nga roli i saj si një agjent aktiv në përmbysjen e shoqërisë së kolonizuar, për mosdhënien e benefiteve të privilegjeve të një jete më me vlerë dhe më kuptimplotë gruas së tij… Në qëndrat e populluara, është gjithashtu e zakonshme të dëgjosh një evropian tek rrëfen në mënyrë therëse se ai nuk e ka parë kurrë gruan e një algjeriani që ka njohur prej 12 vitesh. Në një kuptueshmëri më difuze, por me një nivel demaskimi më të madh, ne gjejmë vrojtimin e hidhur që “ne punojmë kot”… që “Islami e mban fort prenë e tij.”

Metoda e prezantimit të algjerianit si një pre e sulmuar me të njejtën egërsi si nga Islami dhe nga Franca me kulturën e saj perëndimore, zbulon të gjithë avitjen e pushtuesit, filozofinë dhe politikën e tij. Kjo shprehje tregon se pushtuesi, i mësuar nga dështimet e tij, paraqet në mënyrë të thjeshtuar dhe

përbuzëse sistemin e vlerave, gjatë së cilës individi i kolonizuar i reziston ofensivave të panumërta të tij. Ajo që në fakt është pohim i identitetit specifik, i shqetësuar me mbajtjen të pacënuar të disa pjesëve të ekzistencës kombëtare, i atribuohet sjelljes religjioze, të mistershme, fanatike.

Ky refuzim i pushtuesit supozon format origjinale, në varësi të rrethanave apo të tipit të situatës koloniale. Në tërësi, këto forma sjelljesh kanë qenë të mirëstudiuara gjatë 12 viteve të fundit; nuk mund të thuhet gjithsesi së përfundimet e nxjerra janë krejtësisht të vlefshme. Specialistët e edukimit bazë për shtetet e pazhvilluara, apo teknikët për avancimin e shoqërive të prapambetura janë të aftë të kuptojnë karakterin steril dhe të dëmshëm të çfarëdo përpjekjeje që ndriçon në mënyrë favorizuesë një element të dhënë të shoqërisë së kolonizuar. Madje edhe brenda kornizës së kombeve të reja të pavarura, dikush mund të sulmojë këtë ose atë segment të njësisë kulturore pa rrezikuar punën e ndërmarrë (mënjanimi i dyshimit të balancës psikologjike të kombit). Më saktësisht, fenomeni i anti-akulturimit duhet kuptuar si një pamundësi organike e një kulture për të modifikuar ndonjë zakon, pa rivlerësuar në të njejtën kohë vlerat e saj më të thella, modelet e saj më të qëndrueshme. Të flasësh për anti-akulturimin në një situatë koloniale është absurditet. Fenomeni i rezistencë së vrojtuar tek të kolonizuarit, duhet të lidhet me një fenomen të anti-asimilizimit, të mirëmbajtjes së origjinalitetit kulturor, si rrjedhojë kombëtar.

Forcat pushtuese, në aplikimin e maksimumit të vëmendjes psikologjike ndaj perçes së mbajtur nga gruaja algjeriane, ishin dukshëm të gatshëm për të arritur disa rezultate. Pra ndodhi që gruaja u

“shpëtua,” dhe simbolikisht u zbulua.

Këto gra-provë, të pafytyra dhe me trupa të lirë, paskëtaj qarkulluan si monedha të lira në shoqërinë evropiane të Algjerisë. Këto gra ishin të rrethuara me një atmosferë risie. Europianët, të tej-emocionuar dhe të dhënë krejtësisht pas fitores së tyre, të entuziazmuar me një lloj ekstaze, mund të flisnin për fenomenin psikologjik të konvertimit. Dhe në fakt, në shoqërinë evropiane, agjentët e këtij konvertimi mbaheshin me nderim. Ata kiheshin zili. Vëmendja dashamirëse e administratës ishte mbi ta.

Pas çdo suksesi, autoritetet forcoheshin në bindjen e tyre se gruaja algjeriane do të suportonte penetrimin perëndimor në shoqërinë kombëtare. Çdo perçe e refuzuar hapte në sytë e kolonizatorëve horizonte të reja, deri atëherë të ndaluara, dhe ju tregoi atyre, pak nga pak, mishin e Algjerisë haptazi. Agresiviteti i pushtuesit, po ashtu edhe shpresat e tij, shumëfishoheshin dhjetë-fish sa herë që një fytyrë e re zbulohej. Çdo algjeriane e re e zbuluar, i njoftonte pushtuesit për një shoqëri algjeriane, sistemet mbrojtëse të së cilës ishin në proçes përmbysjeje, të hapura dhe të shkelura. Çdo perçe që ra, çdo trup që u lirua nga përqafimi tradicional i haikut, çdo fytyrë që ja ekspozoi veten vështrimit të paturp dhe të paduruar të pushtuesit, ishte një shprehje negative e faktit që Algjeria po fillonte të dënonte veten dhe po e pranonte përdhunimin e kolonizuesit. Shoqëria algjeriane me çdo perçe të braktisur, dukej se po shprehte gatishmërinë e saj për të frekuentuar shkollën e mjeshtrit dhe të vendoste të ndryshonte zakonet e saj nën drejtimin dhe patronazhin e pushtuesit.

Ne kemi parë se si shoqëria kolonizatore, administrata kolonizatore e percepton perçen, dhe kemi skicuar dinamizmin e përpjekjeve të ndërmarra për ta luftuar atë si një institucion, si dhe rezistencat e zhvilluara nga shoqëria e kolonizuar. Në nivelin individual të evropianit, mund të jetë interesante të

ndjekësh reagimet e shumëfishta të provokuara nga ekzistenca e perçes, gjë që zbulon mënyrën origjinale se si gruja algjeriane ia del të jetë prezente apo e penguar.

Për një evropian jo direkt të përfshirë në këtë detyrë konvertimi, çfarë reagimesh ja vlejnë të shënohen?

Qëndrimi dominant na shfaqet të jetë një ekzoticizëm romantik, i ngjyrosur mjaft edhe me sensualitet.

Dhe, si fillim, perçja fsheh bukurinë.

Një reflektim i zbuluar – mes të tjerash – i kësaj gjendjeje shpirtërore, na është komunikuar nga një vizitor evropian në Algjeri, i cili në ushtrimin e profesionit të tij (ai ishte avokat), kishte pasur mundësinë të shihte disa algjeriane me perçe të hequr. Këta meshkuj, tha ai, duke folur për burrat algjerianë, janë fajtorë për fshehjen e kaq shumë bukurive të pazakonta. Konkluzioni i tij ishte se një popull me një fshehtësi të kaq shumë çmimesh, të kaq shumë perfeksionesh të natyrës, i detyrohet vetes për t’i shfaqur ato, për t’i ekspozuar. Në të keqen më të madhe, lind detyra për t’i detyruar ata ta bëjnë këtë.

Një fije floku, pak nga balli, një segment nga fytyra “jashtëzakonisht e bukur” e kapur nga vështrimi në një makinë apo tren, mund të mjaftonte për të mbajtur gjallë dhe për të forcuar këmbënguljen evropiane në bindjen e saj irracionale se gruaja algjeriane është mbretëresha e të gjitha grave.

Por tek evropianët ekzistonte edhe një kristalizim i agresivitetit, një lloj dhune kundrejt gruas algjeriane. Heqja e perçes së kësaj gruaje nënkuptonte zbulimin e bukurisë së saj; zhveshjen e sekretit të saj, thyerjen e rezistencës së saj, bërjen e kësaj gruaje të disponueshme për aventurë. Fshehja e fytyrës është gjithashtu një sekret i maskuar; ajo krijon një botë misteri të të fshehurës. Në një mënyrë konfuzuese, evropiani e përjeton marrëdhënien e tij më një grua algjeriane në një nivel kompleksiteti shumë të lartë. Ekziston në të dëshira për ta bërë këtë grua të arritshme prëj tij, për ta bërë një objekt të mundshëm posedimi.

Kjo grua që sheh pa u parë e frustron kolonizatorin. Nuk ka reciprocitet. Ajo nuk e dorëzon veten, nuk e jep veten, nuk e ofron veten. Algjeriani ka një qëndim ndaj gruas algjeriane që është në tërësi i qartë. Ai nuk e sheh atë. Ekziston madje një qëllim i përhershëm për të mos e përceptuar profilin femëror, për të mos i kushtuar vëmendje femrave. Pra, në rastin e algjerianit nuk ekziston, as në rrugë as në rrugicë, ajo sjellja e karakterizuar nga një tik seksual që përshkruhet përmes vështrimit, pozicionimit fizik, tensionit muskular; shenja të trazimit, fenomenologjia e ngacmimeve të së cilit neve na është bërë e zakonshme.

Evropiani i përballur me një grua algjeriane dëshiron të shohë. Ai reagon në një mënyrë agresive përballë këtij limitizimi të perceptimit të tij. Frustrimi dhe agresiviteti edhe këtu zhvillohen me shpejtësi. Agresiviteti del në pah, në vend të parë, në qëndrimet strukturalisht ambivalente dhe në ëndrrën materiale që mund të zbulohet tek evropiani, qoftë ai normal apo që vuan nga shqetësime neuropatologjike.

Në një konsultë mjeësore, për shembull, në fund të mëngjezit, është e zakonshme t’i dëgjosh doktorët evropianë të shprehin zhgënjimin e tyre. Femrat që heqin perçen para tyre janë të rëndomta, të zakonshme; nuk ka asnjë mister. Dikush pyet veten se ç’mund të fshehin ato.

Femrat evropiane e zgjidhin konfliktin në një mënyrë më të tërthortë. Ato pohojnë haptazi se askush nuk e fsheh atë që është e bukur, dhe shquajnë në këtë zakon të çuditshëm një qëllim “krejt femëror” për të maskuar joperfekten. Dhe ato vazhdojnë të krahasojnë strategjinë e femrave evropiane, që ka për qëllim të rregullojë, të stolisë, të nxjerrë në pah (trajtime bukurie, modele flokësh, modë), me atë të femrave algjeriane, që preferojnë të mbulojnë, të fshehin, të kultivojnë dyshimin dhe dëshirën e meshkujve. Në një tjetër nivel, pretendohet se qëllimi është që të mashtrohet klienti, dhe ambalazhi me të cilin prezantohet “malli” nuk ia ndryshon atij natyrën, as vlerat.

Përmbajtja e ëndrrave të evropianëve nxjerr në pah disa tema speciale. Zhan Pol Sartrë, në veprën e tij “Reflektime mbi Pyetjen Hebreje”, ka treguar se në një nivel të pavetëdijes, femra hebreje ka gjithmonë një aura përdhunimi për veten.

Historia e pushtimit francez në Algjeri, duke përfshirë vërshimin e trupave nëpër fshatra, konfiskimin e pasurisë dhe përdhunimin e grave, dhe gërmadhat e një shteti, ka kontribuuar në lindjen dhe kristlizimin e të njëjtit imazh dinamik. Në nivelin e shtresës psikologjike të të pushtuarit, përjetimi i kësaj lirie, duke marrë parasysh sadizmin e pushtuesit, erotizmin e tij, krijon faje, boshllëqe fertile përmes së cilave mund të shfaqen si format dramatike të të sjellurit, ashtu edhe aktet kriminale në disa raste.

Kështu që përdhunimi i gruas algjeriane në ëndrrat e evropianëve është paraprirë nga heqja e perçes. Këtu ne dëshmojmë një përdhunim të dyfishtë. Gjithashtu, udhëheqja e gruas nuk bëhet kurrë me miratim apo pranim, por me një përulësi të ndyrë.

Kurdo, në ëndrrat që kanë përmbajtje erotike dhe evropiani takon një grua algjeriane, karakteristikat e marrëdhënieve të tij me shoqërinë e kolonizuar manifestojnë vetveten. Këto ëndrra nuk zhvillohen as në të njëjtin plan erotik, as në të njëjtin ritëm si ato që përfshijnë një grua evropiane.

Me një algjeriane nuk ka nënshtrim progresiv, as pranim të përbashkët. Menjëherë, me maksimumin e dhunës, ka posedim, përdhunim, gati-vrasje. Akti nënkupton një brutalitet dhe sadizëm para-neurotik, edhe në një evropian normal. Ky brutalitet dhe sadizëm theksohen në fakt nga qëndrimi i frikësuar i gruas algjeriane. Në ëndërr, femra-viktimë ulëret, përpiqet si një drenushë, dhe ndërsa ajo dobësohet dhe i bie të fikët, penetrohet, martirizohet, përdhunohet.

Gjithashtu i duhet kushtuar vëmendje një karakteristike të përmbajtjes së kësaj ëndrre që shfaqet si e rëndësishme për ne. Evropiani asnjëherë nuk ëndërron për një algjeriane të marrë në mënyrë të izoluar. Në raste të rralla kur takimi është bërë një marrëdhënie detyruese që mund të konsiderohet si një çift, ai është transformuar shpejt nga një arratisje e dëshpëruar e femrës që, në mënyrë të pashmangshme, e udhëheq mashkullin “mes femrave”. Evropiani gjithmonë ëndërron për një grup femrash, apo një fushë me femra, që të sjell në mendje gynaeceumin, temat harem-ekzotike të rrënjosura thellë në subkoshiencë.

Agresiviteti i evropianit do të shprehet gjithashtu edhe në soditjen e moralit të gruas algjeriane. Ndrojtja dhe rezervimi i saj janë transformuar nga ligjet e zakonshme të psikologjisë konfliktuale të të kundërtit të saj, dhe femra algjeriane shpesh bëhet hipokrite, perverse dhe madje një nimfomaniake e vërtetë.

Ne kemi dëshmuar që, në nivelin e individit, strategjia koloniale e shkatërrimit të shoqërisë Algjeriane u fiksua te gruaja algjeriane. Pamëshirshmëria e kolonialistit dhe metodat e tij të vuajtjes, në mënyrë të pashmangshme u dhanë jetë formave reaksionare të sjelljes nga ana e të kolonizuarit. Në përballje me dhunën e pushtuesit, i kolonizuari e gjeti veten duke përcaktuar një pozicion parimor, me respektin ndaj një elementi dikur të palëvizshëm të trajtës kulturore kombëtare. Ishte ngutja e kolonizatorit për të zbuluar gruan algjeriane, ishte kumari i tyre për të fituar luftën e perçes me çdo çmim, që provokoi ngritjen e rezistencës kombëtare. Qëllimet apostafat agresive të kolonizatorit me respektin ndaj haikut i dhanë një jetë të re këtij elementi të vdekur të stokut kulturor algjerian – i vdekur pasi ishte i qëndrueshëm, pa asnjë ndryshim progresiv në formë apo ngjyrë. Në një fazë fillestare, janë veprimet dhe planet e pushtuesit që përcaktojnë qendrat e rezistencës, përreth së cilave organizohet gatishmëria e popullit për të mbijetuar.

Është njeriu i bardhë që krijon atë me ngjyrë. Por është njeriu me ngjyrë që krijon negritudën (kualitetin për të pasur origjinë zezake afrikane). Ndaj ofensivës së kolonizatorit kundër perçes, i kolonizuari kundërshton kultin e perçes. Ai që ishte një element i padiferencuar në një homogjenitet të tërë, merr një karakter tabu, dhe qëndrimi me respekt i një gruaje algjeriane ndaj perçes do të lidhet vazhdimisht me qëndrimin e saj me respekt ndaj pushtuesit të huaj. I kolonizuari, përballë theksit që i vë pushtuesi këtij apo atij aspekti të traditave të tij, reagon shumë dhunshëm. Vëmendja e dedikuar modifikimit të këtij aspekti, emocionet që pushtuesi fut në punën e tij pedagogjike, lutjet e tij, kërcënimet e tij, thurin një univers të tërë rezistencash rreth këtij elementi të specific të kulturës. Të rezistosh kundër pushtuesit në këtë moment preçiz, nënkupton t’i imponosh atij një pengesë spektakolare; veçanërisht nënkupton ruajtjen e “bashkëjetesës” si një formë konflikti dhe lufte të fshehtë. Nënkupton mbajtjen gjallë të atmosferës së një armëpushimi të armatosur.

Pas shpërthimit të luftës për çlirim, qëndrimi i gruas algjeriane, apo i shoqërisë kombëtare në përgjithësi në lidhje me perçen, ishte që t’ju nënshtroheshin modifikimeve të rëndësishme. Këto risi janë të një interesi të veçantë duke marrë paraysh faktin që ato nuk ishin përfshirë asnjëherë në programin e luftës. Doktrina e Revolcionit, strategjia e betejës, nuk e kanë marrë asnjëherë si të mirëqenë nevojën e rishikimit të formave të të sjellurit me respekt ndaj perçes. Ne jemi të aftë edhe tani të pohojmë se kur Algjeria të ketë fituar pavarësinë, pyetje të tilla nuk do të ngrihen, pasi në praktikën e Revolucionit njerëzit kanë kuptuar që problemet janë zgjidhur në të njejtën lëvizje që i ka ngritur ato.

Deri në vitin 1955, beteja ishte zhvilluar ekskluzivisht nga burrat. Karakteristikat revolucionare të kësaj beteje, nevoja për një fshehtësi absolute, e detyroi ushtarin ta mbante gruan e tij në injorancë absolute. Ndërsa armiku e përshtati veten e tij me format e betejës, u shfaqën vështirësi të reja që kërkonin zgjidhje origjinale. Vendimi për të përfshirë gratë si pjesë aktive të Revolucionit Algjerian nuk u arrit lehtë. Në një sens, ishte vetë koncepti i betejës që duhej modifikuar. Dhuna e pushtuesit, sjellja e tij e egër, dashuria e tij delirante për territorin kombëtar, i detyruan liderët që të përjashtonin disa forma të betejës. Progresivisht, urgjenca për një luftë totale u bë e dukshme vetë. Por përfshirja e gruas nuk ishte vetëm një përgjigje e dëshirës për të mobilizuar të gjithë kombin. Futja e gruas në luftë duhej të harmonizohej me respektin ndaj natyrës revolucionare të luftës. Me fjalë të tjera, gruaja duhet të tregonte shpirtin e sakrifikimit njësoj si burrat. Kështu që ishte e nevojshme të ekzistonte e njëjta konfidencë tek ato, si ajo që kërkohej nga ushtarët e rrahur që kishin kryer disa dënime me burg. Një

ngritje morale dhe një forcim karakteri që ishin krejt të jashtëzakonshme do të kërkoheshin kështu nga gruaja. Nuk kishte mungesë hezitimesh. Rrotat revolucionare i kishin pranuar këto proporcione; mekanizmi po shkonte drejt një shkalle të dhënë. Makina duhet të ishte e komplikuar; me fjalë të tjera rrjeti i saj duhet të zgjerohej pa kompromentuar efiçencën e saj. Gratë nuk mund të konceptoheshin si një produkt zëvendësues, por si një element i aftë për t’u takuar në mënyrë adekuate me detyrat e reja.

Në male, gratë ndihmuan me luftë partizane gjatë pushimeve apo gjatë periudhës kur ushtarët rimerrnin veten pas plageve apo ndonjë tifoidi që kishte shpërthyer në male. Por vendimi për të përfshirë gratë si elemente esenciale, për ta varur Revolucionin në prezencën e tyre dhe në veprimin e tyre në këtë apo atë sektor, ishte dukshëm një hap tërësisht revolucionar. Lënia e Revolucionit në ndonjë pikë në dorë të aktivitetit të tyre ishte një zgjedhje e rëndësishme.

Një vendim i tillë ishte bërë i vështirë për arsye të ndryshme. Gjatë gjithë përiudhës së dominimit të pasfiduar, ne kemi parë që shoqëria Algjeriane, dhe kryesisht gratë, kishin tendencën të vraponin larg pushtuesit. Këmbëngulja e pushtuesit në përpjekjen e tij për të zbuluar gratë, për t’i bërë ato aleate të tyre në punën e shkatërrimit kulturor, pati efektin e forcimit të strukturave tradicionale të sjelljes. Këto struktura, të cilat ishin esencialisht pozitive në strategjinë e rezistencës ndaj aktivitetit gërryes të pushtuesit, natyralisht patën efekte negative. Gratë, sidomos gruaja e qytetit, vuajti një humbje të lehtësisë dhe sigurisë. Duke qenë e kushtëzuar nga lehonia, trupi i saj nuk kishte lëvizshmërinë normale përpara një horizonti të pafund rrugësh, trotuaresh të shpalosura, shtëpish, njerëzish të arratisur apo të goditur. Kjo jetë relativisht e izoluar, me vajtje-ardhjet e njohura, të kategorizuara e të rregulluara, e bëri çdo revolucion të menjëhershëm të dukej si një propozim i dyshimtë. Liderët politikë ishin familjarizuar totalisht me këto probleme, dhe hezitimet e tyre shprehën vetëdijshmërinë për përgjegjësitë e tyre. Ata kishin të drejtë të dyshonin në suksesin e kësaj mase. A nuk do të kishte një vendim i tillë pasoja katastrofike për progresin e Revolucionit?

Këtij dyshimi iu shtua edhe një element njësoj i rëndësishëm. Liderët hezituan ta përfshinin gruan, duke qenë totalisht të vetëdijshëm për egërsinë e pushtuesit. Liderët e Revolucionit nuk kishin iluzione sa i përket aftësive kriminale të armikut. Pothuajse të gjithë kishin kaluar nëpër burgjet e tyre apo kishin marrë informacione nga të mbijetuarit nga kampet ose qelizat e policisë gjyqësore franceze. Të gjithë e dinin që çdo grua algjeriane e arrestuar do të torturohej deri në vdekje. Është relativisht e thjeshtë të angazhohesh në këtë rrugë, dhe mes mundësive të zgjedhësh atë të vdekjes në vend të torturës. Çështja është pak më e vështirë kur përfshin emërtimin e dikujt që dukshëm rrezikon një vdekje të sigurt. Por vendimi nëse gruaja duhej apo jo të përfshihej në Revolucion duhet të merrej; kundërshtarët e brendshëm u masivizuan, dhe çdo vendim shtonte hezitimet, prodhonte të njëjtin dëshpërim.

Përballë suksesit të jashtëzakonshëm të kësaj forme të re të betejës popullore, vëzhguesit e kishin krahasuar veprimin e grave algjeriane me atë të disa grave luftëtare të rezistencës apo madje edhe të agjenteve sekrete të shërbimeve të specializuara. Duhet ngulur përfundimisht në mendje që gruaja algjeriane e angazhuar mëson instiktivisht edhe rolin e saj si një “grua e vetme në rrugë”, edhe misionin e saj revolucionar. Gruaja algjeriane nuk është një agjente sekrete. Është ajo që pa trajnim, pa udhëzime, pa u shqetësuar, del në rrugë me tre granata në çantën e saj të dorës apo me raportin e aktivitetit të një zone nën jelekun e saj. Ajo nuk ka ndjesinë e të luajturit të rolit për të cilin ajo ka lexuar

shumë herë nëpër novela, apo ka parë nëpër piktura. Nuk ekziston ky koefiçent loje dhe imitimi, pothuajse gjithmonë prezent në këtë lloj aksioni te gratë Perëndimore.

Ajo që ne kemi këtu nuk është sjellja në dritë e një karakteri të njohur dhe të frekuentuar qindra herë në imagjinimin e historive. Është një lindje autentike e një gjendjeje të pastër, pa udhëzim paraprak. Nuk ka karakter për të imituar. Përkundrazi, ka një dramatizim intensiv, një vazhdimësi ndërmjet gruas dhe revolucionares. Gruaja algjeriane rritet direkt në nivelin e tragjedisë.

Rritja në numër e qelizave të Frontit Kombëtar për Liri, gama e detyrave të reja – financa, inteligjenca, kundër-inteligjenca, trajnimi politik – nevoja për të siguruar për një qelizë aktive, tre ose katër qeliza zëvëndësuese si rezervë, të gatshme për të qenë aktive në alarmin më të vogël që shqetësonte qelizën kryesore, i detyruan liderët të kërkonin rrugë të reja për lehtësim nga detyrat strikte individuale. Pas disa takimesh finale të liderëve, dhe sidomos duke pasur parasysh urgjencën e problemeve ditore me të cilat përballej Revolucioni, u mor vendimi për të përfshirë konkretisht femrën në luftën nacionale.

Duhet theksuar edhe njëherë karakteri revolucionar i këtij vendimi. Si fillim, u kontaktua gruaja e martuar. Por shumë shpejt këto kufizime u braktisën. Gratë e martuara që i kishin burrat militantë, ishin të parat që u zgjodhën. Më pas u përzgjodhën vejushat dhe gratë e divorcuara. Në asnjë rast nuk ka pasur vajza të pamartuara – para së gjithash sepse një vajzë 20 apo 23 vjeçare vështirë kishte ndonjë rast që ta linte shtëpinë e saj vetëm. Por detyrat e gruas si nënë dhe bashkëshorte, dëshira për të limitizuar në minimum pasojat e mundshme të arrestimit apo vdekjes së saj, dhe gjithashtu vajzat e pamartuara që dilnin gjithmonë e më shumë vullnetare, i detyruan liderët politikë që të bënin një tjetër kërcim, të largonin të gjithë kufizimet, të pranonin pa diskriminim mbështetjen e gjithë grave algjeriane.

Ndërkohë, gruaja që mund të vepronte si një agjente ndërlidhëse, si një bartëse traktesh, ndërsa ecte disa qindra metra përpara mashkullit, nën urdhërat e së cilit ishte, vazhdonte të mbante perçe; por pas një periudhe të caktuar, struktura e aktivitetit që lufta përfshinte u zhvendos në drejtim të qytetit evropian. Manteli mbrojtës i Kasbah (fortesës), perdja pothuajse organike e sigurisë që vendi arab thur përreth vendasve, u hoq, dhe gruaja algjeriane, e ekspozuar, dërgua drejt e në qytetin e pushtuesit. Shumë shpejt ajo adoptoi një taktikë sulmi absolutisht të pabesueshme. Kur të kolonizuarit ndërmarrin një veprim kundër shtypësit, dhe kur kjo shtypje kryhet në formën e dhunës së përkeqësuar dhe të vazhdueshme, si në rastin e Algjerisë, ata duhet të kapërcejnë një numër të madh tabush. Qyteti evropian nuk është zgjatim i qytetit amtar. Kolonizatorët nuk janë vendosur në mes të banorëve vendas. Ata kanë rrethuar qytetin amtar; ata kanë shtrirë rrethimin e tyre përreth tij. Çdo dalje nga Fortesat e Algjerit (provincë në Algjeri) hapet në territorin armik. Dhe kështu ndodh në Konstantinë, në Oran, në Blida, në Bone.

Qytetet e vendit janë kapur nga morsa e pushtuesit. Për të pasur një ide të ashpërsisë me të cilën është organizuar imobilizimi i qytetit dhe i popullsisë autoktone, duhet të kesh në dorë planet sipas së cilave janë formuar qyetet e pushtesit, dhe t’i krahasosh ato me komentet e stafit të përgjithshëm të forcave pushtuese.

Pavarësisht shërbëtoreve të punësuara në shtëpitë e pushtuesve, ato të cilat kolonizuesi në mënyrë diskriminuese i quan “Fatmat”, gratë algjeriane, veçnërisht femrat e reja algjeriane, rrallë udhëtojnë në

qytetin evropian. Lëvizjet e tyre janë pothuajse tërësisht të limituara në qytetin arab. Dhe madje edhe në qytetin arab lëvizjet e tyre janë reduktuar në minimum. Rastet e rralla në të cilat gruaja algjeriane braktis qytetin janë pothuajse gjithmonë të lidhura me ndonjë event, ose të ndonjë rasti përjashtues (vdekja e një të afërmi që banon në ndonjë zonë aty pranë), ose, më shpesh, vizita tradicionale familjare për festa familjare, ose për peligrinazh. Në raste të tilla qyteti evropian kalohet me makinë, zakonisht herët në mëngjes. Femra algjeriane, zakonisht të rejat, – përveç disa studenteve (që sidoqoftë nuk i kanë kurrë të njëjtat lehtësi si të ngjashmet e tyre evropiane) – duhet të kapërcejnë një shumllojshmëri rezistencash të brendshme, frikërash subjektivisht të organizuara, emocionesh. Ajo duhet të përballet në të njëjtën kohë me botën në thelb armiqësore të pushtuesit, dhe me forcat policore të mobilizuara, vigjilente dhe efiçente. Çdo herë që udhëton në qytetin evropian, gruaja algjeriane duhet të arrijë një fitore ndaj vetvetes, mbi frikërat e saj fëminore. Ajo duhet të konsiderojë imazhin e pushtuesit të ngecur diku në mendjen dhe në trupin e saj, ta rimodelojë atë, të fillojë punën esenciale të shkatërrimit të tij, ta bëjë atë joesencial, të largojë diçka nga turpi që i është bashkangjitur atij, ta bëjë atë të pavlefshëm.

Fillimisht në mënyrë subjektive, shkeljet që janë bërë në kolonializëm janë rezultat i një fitoreje të të kolonizuarve mbi frikërat e tyre të vjetra dhe mbi atmosferën e dëshpërimit të sjellë ditë pas ditë nga një kolonializëm që e ka kornizuar vetveten në perspektivën e të ekzistuarit përjetë.

Femra e re algjeriane, kurdo që thirret, krijon një lidhje. Algjeri nuk është më një qytet arab, por zona autonome e Algjerit, sistemi nervor i aparatit të armikut. Orani dhe Konstantina zhvillojnë dimensionet e tyre. Në nisjen e luftës, algjeriani po humbet morsën që ishte shtrënguar rreth qyteteve kombëtare. Nga një zonë e Algjerit në tjetrën, nga Ruisseau në Hussein-Dey, nga El-Biar në Michelet, Revolucioni krijon lidhje të reja. Gjithnjë e më shumë, është femra algjeriane, vajza algjeriane që do të marrë përsipër këto detyra.

Midis detyrave të besuara grave algjeriane është mbartja e mesazheve, e urdhërave të komplikuar verbalë të mësuar me zemër, ndonjëherë pavarësisht mungesës totale të shkollimit. Por ajo gjithashtu është thirrur të bëjë rojë, për një orë dhe shpesh më shumë se kaq, përparë një shtëpie ku udhëheqësit e krahinës po kryejnë një mbledhje. Gjatë këtyre minutave të pafundme, ku ajo duhet të shmangë të qëndruarit në një vend në mënyrë që të mos tërheqë vëmendje, si dhe të shmangë udhëtimin shumë larg pasi ajo është përgjegjëse për sigurinë e vëllezërve atje brenda, incidente që janë njëkohësisht qesharake dhe patetike, nuk janë të pazakonta. Një vazjë algjeriane e pambuluar që “ecën në rrugë” është shumë shpesh e pikasur nga një djalë i ri që vepron si çdo i ri në gjithë botën, por që përdor një avitje më speciale si rezultat i idesë që njerëzit kanë zakonisht për një vajzë që ka hequr perçen. Ajo trajtohet me fjalë të pakëndshme, të turpshme, poshtëruese. Kur një gjë e tillë ndodh, ajo duhet të shtrëngojë dhëmbët, të largohet disa hapa, të evitojë kalimtarët që e vëzhgojnë e që u japin edhe kalimtarëve të tjerë dëshirën për të bërë të njëjtën gjë, ose për t’i ardhur asaj në ndihmë. Ose mund të jetë ajo gruaja algjeriane që mban në një valixhe të vogël 20, 30, 40 milionë franga, para që i përkasin Revolucionit, para që do të përdoren për t’u përkujdesur për familjet e të burgosurve, apo për të blerë ilaçe dhe furnizime për guerrilët.

Ky aktivitet revolucionar është kryer nga gruja algjeriane me qëndrueshmëri, vetëzotërim dhe sukses shembullor. Pavarësisht vështirësive të pandara, subjektive dhe ndonjëherë moskuptimit të dhunshëm nga një pjesë e familjes, femra algjeriane i përmbush të gjitha dëtyrat që i janë besuar.

Por gjërat gradualisht po bëheshin më të komplikuara. Kështu, drejtuesit e njësive që shkojnë në brendësi të qytetit dhe që janë në dispozicion të grave zbuluese apo të vajzave, funksioni i së cilave është të prijnë rrugën, nuk janë më të rinj në aktivitetin politik, nuk janë më të panjohur për policinë. Shefët ushtarakë autentikë kanë filluar të ecin nëpër qytete. Ata janë të njohur, dhe mbahen nën vëzhgim. Nuk ka asnjë polic kontrollor që nuk i ka fotot e tyre në tavolinë.

Këta ushtarë në lëvizje, këta luftëtarë i mbajnë gjithmonë me vete pistoletat e tyre, revolet, granatat, dhe ndonjëherë që të treja. Liderët politikë duhet të tejkalojnë shumë rezistencë në mënyrë që t’i bindin këta burra, që në asnjë rrethanë nuk do e lejonin veten e tyre të binin në burg, që në rast se diçka shkon keq t’ja besojnë armët e tyre vajzës që udhëton me ta, për t’i mbuluar armët menjëherë. Kështu grupi merr rrugën e tij për në qytetin evropian. Njëqind metra përpara, një vajzë mund të jetë duke mbajtur një valixhe dhe pas saj janë 2-3 meshkuj në dukje të zakonshëm. Kjo vajzë që është feneri dhe barometri i grupit, bën paralajmërime në rast rreziku. Grupi e bën rrugën në mënyrë të çrregullt; makinat e policisë dhe patrullat lëvizin poshtë e lart.

Ka raste, e pranuar kjo nga këta ushtarë pas mbarimit të misioneve të tilla, kur nxitja për të nxjerrë armët e tyre është pothuajse e parezistueshme për shkak të frikës se mos kapen mat dhe nuk kanë kohë të mbrojnë veten e tyre. Në këtë fazë, gruaja algjeriane depërton disi më thellë në brendësi të Revolucionit.

Por ishte pas vitit 1956 kur aktiviteti i saj mori dimensione gjigande. Duke iu dashur të reagonte me suksesion të shpejtë ndaj masakrës së civilëve algjerianë në male dhe qytete, lidershipi revolucionar kuptoi se nëse donte t’i parandalonte njerëzit nga kaplimi i terrorit, nuk kishte asnjë zgjidhje veçse të adoptonte format e terrorit që deri atëherë i kishte refuzuar. Ky fenomen nuk ishte analizuar mjaftueshëm; nuk i ishte kushtuar mjaftueshëm vëmendje arsyeve që e çuan lëvizjen revolucionare të zgjidhte armën që quhet terrorizëm.

Gjatë Rezistencës Franceze, terrorizmi synonte ushtarët, Gjermanët e Pushtimit apo instalimet strategjike të armikut. Teknika e terrorizmit është e njëjta. Ajo konsiston në tentativa individuale apo kolektive me anë të bombave apo duke nxjerrë trenat nga binarët. Në Algjeri, aty ku kolonët evropianë janë të panumërt, dhe ku milicitë territoriale nuk humbën aspak kohë për të regjitstruar postierin, infermieren dhe bakallin në sistemin shtypës, ata që iu drejtuan luftës u përballën më një situatë absolutisht të re.

Vendimi për të vrarë një civil në rrugë nuk është një vendim i lehtë, dhe askush nuk e pranon atë lehtësisht. Askush nuk e hedh hapin për të vendosur një bombë në një vend publik pa një luftë të ndërgjegjes.

Liderët algjerianë të cilët, duke parë intensitetin e shtypjes dhe karakterin e ashpër të tiranisë, menduan se mund t’i përgjigjeshin shpërthimeve të marra pa asnjë problem serioz të ndërgjegjes, zbuluan se krimet më të tmerrshme nuk përbëjnë një justifikim të mjaftueshëm për vendime të tilla.

Liderët në shumë raste i anulluan planet, dhe madje në momentin e fundit thirrën mbrapsht fidai-t (kamikazët) e caktuar për të vendosur një bombë diku. Për të shpjeguar këto hezitime, mjaftonin me siguri kujtimet e civilëve të vrarë apo të plagosur frikshëm. Ishte gjykimi politik për të mos bërë gjëra të tilla që do të kompromentonin kauzën e lirisë. Ekzistonte gjithashtu frika se mos evropianët që punonin me Frontin mund të goditeshin gjithashtu në këto përpjekje. Kështu pra ekzistonte një shqetësim i trefishtë: të mos goditeshin viktima mundësisht të pafajshme, të mos krijohej një imazh fals i Revolucionit, dhe më në fund ankthi për t’i pasur demokratët francezë në anën e tyre, ashtu si edhe demokratët e gjithë shteteve të botës dhe evropianët e Algjerisë që ishin tërhequr nga ideali kombëtar algjerian.

Tani masakrat e algjerianëve dhe bastisjet në fshat forcuan sigurinë e civilëve evropianë, që priteshin të konsolidonin statusin kolonial, dhe injektuan shpresë te kolonizatorët. Evropianët, që si rezultat i aksioneve ushtarake nga ana e Ushtrisë Nacionale Algjeriane në favor të luftës së popullit algjerian e kishin zbutur disi paragjykimin racor dhe pafytyrësinë e tyre, e rizbuluan arrogancën e vjetër dhe përbuzjen e tyre.

Më kujtohet një nënpunëse në Birtuta, e cila në ditën e kapjes së avionit që transportonte 5 pjesëtarë të Frontit Nacional Çlirimtar, tundte fotografitë e tyre në vitrinën e dyqanit të saj, duke bërtitur: “Ata janë kapur! Ata do të marrin atë që ju e quani ‘prerje’!”

Çdo shpërthim që godiste Revolucionin, çdo krim i kryer nga kundërshtari intensifikonte ashpërsinë e kolonizatorit dhe rrethonte civilët algjerianë nga të gjitha anët.

Trenat e mbushur me ushtarë francezë që manovroheshin nga Marina Franceze dhe që bombardonin Algjerin dhe Filipevilën, avionët luftarakë, ushtarët që zbrisnin në fshat dhe ekzekutonin algjerianë të panumërt, të gjitha këto kontribuan në dhënien e impaktit te populli se ata nuk ishin të mbrojtur, se nuk ishin të sigurt, se asgjë nuk kishte ndryshuar, dhe se evropianët mund të bënin çfarë të donin. Ishte kjo periudha kur mund të dëgjoje teksa lajmërohej në rrugë: “Le të marrë secili nga ne dhjetë prej tyre, le t’i zhdukë, dhe do e shihni problemin e zgjidhur shumë shpejt.” Dhe algjerianët, kryesisht nëpër qytete, dëshmonin këtë mburrje që i shtonte lëndimit ofendim dhe vinin re pandëshkueshmërinë e këtyre kriminelëve që as nuk e kishin problem të dilnin hapur. Çdo algjerian në fakt, burrë apo grua, në një qytet të caktuar, mund të identifikonte torturuesit dhe vrasësit e zonës.

Erdhi një kohë kur disa njerëz e lejuan dyshimin të hynte në kokat e tyre, dhe filluan të pyesnin veten nëse ishte vërtetë e mundur, në mënyrë cilësore dhe sasiore, t’u rezistoje ofensivave të pushtuesit. A ja vlente liria me gjithë pasojat e depërtimit në qarkun e madh të terrorizmit dhe kundërterrorizmit? A nuk shprehte ky disproporcion pamundësinë për t’u arratisur nga pushtuesi?

Megjithatë, një pjesë tjetër e njerëzve e humbën durimin dhe konceptuan idenë e dhënies fund të avantazhit që armiku kishte përfituar duke ndjekur rrugën e terrorizmit. Vendimi për ta goditur

kundështarin individualisht nuk mund të evitohej më. Të gjithë të burgosurit “të qëlluar e të vrarë teksa tentonin të arratiseshin” dhe të qarat e të torturuarve, kërkonin adaptimin e formave të reja të luftës.

Pjesëtarët e policisë dhe vendet e takimit të kolonizatorëve (baret në Algjer, Oran, Konstantinë) ishin të parat që u veçuan. Që nga ky moment, gruaja algjeriane u bë totalisht e zhytur në aksionin revolucionar. Ishte ajo që mund të mbante në çantën e saj granata dhe revole që një fidai të mund t’i merrte nga ajo në momentin e fundit, përpara barit apo kur një kriminel i piketuar të kalonte pranë. Gjatë kësaj periudhe, algjerianët e kapur në qytetin evropian u ndaluan, u arrestuan dhe u kërkuan pamëshirshmërisht.

Kjo është arsyeja pse ne duhet të shohim paralelisht progresin e këtij burri dhe kësaj gruaje, të këtij çifti që i sjell armikut vdekjen, dhe Revolucionit jetën. Njëri që suporton tjetrin, por në dukje të huaj për njëri-tjetrin. Njëra transformohet ekstremisht në një grua evropiane, e ekuilibruar dhe e pafrenuar, tek e cila askush nuk do të dyshojë, totalisht në shtëpinë dhe në ambientin e saj, dhe tjetri, një i huaj, i tensionuar që ecën përpara drejt destinacionit të tij.

Fidai algjerian, ndryshe nga anarkistët e pabalancuar të bërë të famshëm në literaturë, nuk drogohet. Fidai nuk ka nevojë të jetë i pavetëdijshëm ndaj rrezikut, të mjegullojë vetëdijen e tij, apo të harrojë. “Terroristi”, që nga momenti që ndërmerr një detyrë, e lejon vdekjen të hyjë në shpirtin e tij. Ai ka një takim me vdekjen. Fidai, në anën tjetër, ka një takim me jetën e Revolucionit, dhe me vetë jetën e tij. Nuk është fidai i sakrifikuari. Për të qenë të sigurt, ai nuk zmbrapset përpara mundësisë së humbjes së jetës së tij apo të lirisë së vendit të tij, por në asnjë moment nuk zgjedh të vdesë.

Nëse ishte vendosur që të vritej një polic i caktuar, përgjegjës për tortura, apo një lider i caktuar kolonizator, kjo ishte për shkak se këta burra përbënin një pengesë për progresin e Revolucionit. Frogeri, për shëmbull, simbolizonte një traditë dhe metodë kolonialiste të inaguruar në Setif dhe në Guelma në vitin 1954. Për më tepër, fuqia aparente e Frogerit kristalizoi kolonializmin dhe u dha jetë shpresave të atyre që kishin filluar të kishin dyshime në qëndrueshmërinë e vërtetë të sistemit. Ishin njerëzit si Frogeri rreth së cilëve hajdutët dhe vrasësit mblidheshin dhe inkurajonin njëri-tjetrin. Kjo ishte diçka që fidai e dinte, dhe që edhe gruaja që e shoqëronte, gruaja-arsenal, e dinte.

Teksa mban revole, granata, qindra karta fallse identiteti apo bomba, femra e zbuluar algjeriane lëviz si peshk në ujërat perëndimorë. Ushtarët, patrullat franceze i buzëqeshin asaj teksa kalon, komplimentet për pamjen e saj dëgjohen kudo, por askush nuk dyshon që valixhet e saj mbajnë pistoleta automatike që së shpejti do të vrasin 4 apo 5 pjesëtarë të njërës prej patrullave.

Na duhet të kthehemi pas te ajo vajza e re, e pazbuluar nga perçja deri dje, që ecën me hapa të sigurt në rrugët e qytetit evropian të mbushura me policë, parashutistë, ushtarë. Ajo nuk ecën më vjedhurazi pas mureve, siç tentonte të bënte para Revolucionit. E thirrur vazhdimisht për t’u fshehur përpara një pjesëtari të shoqërisë dominante, gruaja algjeriane shmangu mesin e trotuarit, i cili në të gjitha shtetet i përket me të gjitha të drejtat atyre që komandojnë.

Shpatullat e gruas algjeriane janë drejtuar tashmë lirisht. Ajo ecën me hapa të mëdhenj, të hijshëm dhe të matur, as shumë shpejt, as shumë ngadalë. Këmbët e saj janë të zhveshura, të pa burgosura nga veshja, të kthyera vetvetes, dhe kofshët e saj janë të lira.

Trupi i femrës së re algjeriane, në shoqërinë tradicionale, i shfaqet asaj nga maturimi i tij dhe nga perçja. Kjo e fundit mbulon trupin dhe e disiplinon atë, e kalit atë, pikërisht në momentin kur ai përjeton fazën e gjallërisë së tij më të madhe. Perçja mbron, siguron, izolon. Dikush duhet të ketë dëgjuar rrëfimin e femrave algjeriane, ose duhet të ketë analizuar përmbajtjen e ëndrrës së një femre të sapozbuluar, në mënyrë që të vlerësojë rëndësinë e mbulesës së trupit të femrës. Pa perçen ajo ka ndjesinë e trupit të saj të prerë në copa, të lënë në mëshirë të fatit; gjymtyrët duket sikur zgjaten pafundësisht. Kur gruaja algjeriane duhet të kalojë në një rrugë, për një kohë të gjatë ajo merr vendime të gabuara lidhur me distancën ekzakte që duhet të kalojë. Trupi i zbuluar duket sikur arratiset, sikur tretet. Ajo ka ndjesinë e të veshurit të papërshtatshëm, madje edhe të qenit e zhveshur. Ajo përjeton një ndjenjë mospërmbushjeje me intensitet të madh. Ajo ka atë ndjenjën e ankthit se diçka nuk është përfunduar, dhe bashkë me këtë një ndjesi të frikshme copëtimi. Mungesa e perçes shtrembëron modelin trupor të gruas algjeriane. Asaj i duhet të sajojë shpejt dimensione të reja për trupin e saj, mjete të reja të kontrollit muskular. Ajo duhet të krijojë për veten një qëndrim të një gruaje-të zbuluar-jashtë. Ajo duhet të tejkalojë ndrojtjen e saj, ngathtësinë (ndërsa kalon pranë një evropiani), dhe në të njëjtën kohë duhet të jetë e kujdesshme për të mos e tepruar me këtë, për të mos e tërhequr vëmendjen te vetja. Gruaja algjeriane që ecën krejt e zhveshur në qytetin evropian rimëson trupin e saj, e rivendos atë në një model totalisht revolucionar. Kjo dialektikë e re e trupit dhe e botës është primare në rastin e një femre revolucionare.

Por femra algjeriane nuk është vetëm në konflikt me trupin e saj. Ajo është një hallkë, ndonjëherë esenciale, në makinerinë revolucionare. Ajo mban armë, njeh pika të rëndësishme strehimi. Dhe pikërisht në kushtet e rrezikut konktet që ajo përballet ne duhet të masim fitoret e pakapërcyeshme që asaj i janë dashur të fitojë, në mënyrë që të ishte e aftë t’i thoshte shefit të saj kur të kthehej: “Misioni u përmbush . . . R.A.S.” (asgjë për të raportuar)

Një tjetër vështirësi që meriton vëmendje u shfaq në muajt e parë të aktiviteti femëror. Në rrugën e saj të vajtje-ardhjeve, mund të ndodhte që femra algjeriane të shihej nga një i afërm apo mik i familjes. I ati herët apo vonë informohej. Ai natyralisht do të hezitonte t’i besonte pretendime të tilla. Pastaj më shumë raportime do i shkonin atij. Persona të ndryshëm do të pretendonin se kishin parë “Zuhran apo Fatiman të zbuluar, duke ecur si . . . Zot na ruaj! . . . “ I ati më pas do të vendoste të kërkonte shpjegime. Nga shikimi i vendosur i vajzës, babai do të kuptonte se zotimi i saj ishte i ngulitur fort. Frika e vjetër e çnderimit është fshirë nga një frikë e re, e freskët dhe e ftohtë – ajo e vdekjes në betejë ose ajo e torturës së vajzës. Pas saj, e gjithë familja – madje edhe babai algjerian, autoriteti i gjithçkaje, themeluesi i çdo vlere – duke ndjekur gjurmët e saj, përfshihet në Algjerinë e re.

E hequr dhe e rimarrë vazhdimisht, përçja është manipuluar, transformuar në një teknikë kamuflazhi, në një mjet lufte. Karakteri pothuajse tabu i krijuar nga perçja në situatën koloniale u zhduk pothuajse totalisht gjatë rrugës së luftës për liri. Edhe gruaja algjeriane jo aktivisht e integruar në luftë zhvilloi zakonin e braktisjes së perçes. Është e vërtetë që në kushte të caktuara, sidomos nga 1957 e tutje,

perçja u rishfaq. Misionet në fakt u bënë gjithnjë e më shumë të vështira. Kundërshtari tashmë e dinte, meqë disa gra kishin folur gjatë torturave, se disa femra shumë të europianizuara në dukje po luanin një rol themelor në betejë. Për më tepër, disa femra europiane të Algjerisë ishin arrestuar, në alarmimin e kundërshtarit që kishte zbuluar se sistemi i tij ishte duke u thyer. Zbulimi nga autoritetet franceze i pjesmarrësve europianë në luftën për liri shënon një pikë kthese në Revolucionin Algjerian. Që nga ajo ditë, patrullat franceze ndaluan çdo person. Europianët dhe algjerianët ishin njësoj të dyshuar. Të gjitha limitet historike u shkërmoqën dhe u zhdukën. Çdo personi që mbante një pako do i kërkohej ta hapte atë dhe të tregonte përmbajtjen e saj. Kujtdo i ishte dhënë e drejta për të marrë në pyetje këdo, lidhur me natyrën e ngastrës që mbahej në Algjer, Filipevijë ose Batna. Nën këto kushte u bë urgjente nevoja për ta fshehur pakon nga sytë e pushtuesit, dhe sërish për t’u mbuluar me haikun mbrojtës.

Këtu edhe njëherë, duhej mësuar një teknikë e re: si të mbaje një objekt të rëndë, të vështirë për t’u manovruar, nën haik, duke dhënë përshtypjen e të pasurit të duarve të lira, e të mos pasurit asgjë nën këtë haik, përveçse një gruaje të varfër apo të një vajze të re të parëndësishme. Nuk ishte e mjaftueshme të mbuloheshe. Duhet të dukeshe më shumë si “Fatma”, në mënyrë që ushtari të bindej se kjo grua ishte mjaft e padëmshme.

Shumë e vështirë. Tre metra më tutje një polic ndalon një grua të mbuluar që nuk duket veçanërisht e dyshuar. Nga shprehja anksioze e liderit të njësisë ti mendon se ajo po fsheh një bombë, apo një thes granatash, të lidhura në trupin e saj nga një sistem i tërë lidhësesh e rripash. Kjo pasi duart duhet të ishin të lira, të ekspozuara zhveshur, të paraqitura përulshëm dhe përbuzshëm ushtarëve në mënyrë që ata të mos shihnin më tutje. Tregimi i duarve të boshatisura dhe dukshëm të lëvizshme dhe të lira është shenja që çarmatos ushtarin armik.

Trupi i gruas algjeriane, i cili në një fazë fillestare ishte shkurtuar, tani bymehet. Ndonëse në periudhën fillestare trupi duhet të dobësohej dhe të disiplinohej për t’u bërë tërheqës dhe provokues, tani duhet të shtrembërohej, të humbiste formën dhe të bëhej madje qesharak. Kjo, me aq sa kemi parë, është periudha gjatë së cilës ajo mori përsipër të mbante bomba, granata, predha.

Armiku sidoqoftë ishte zgjuar, dhe në rrugë mund të dëshmohej ai që ishte bërë një spektakël i zakonshëm i grave algjeriane të përplasura pas muri, në trupat e së cilave detektorët magnetikë të famshëm, apo “tiganët”, do të kalonin. Çdo femër me perçe, çdo grua algjeriane u bë e dyshuar. Nuk kishte diskriminim. Kjo ishte periudha gjatë së cilës meshkujt, femrat, fëmijët, i gjithë populli algjerian përjetuan në të njëjtën kohë thirrje e tyre nacionale dhe rimodelimin e shoqërisë së re algjeriane.

Injorant apo duke u shtirur si injorant ndaj këtyre formave të reja të të sjellurit, kolonializmi francez, me rastin e 13 Majit, riktheu fushatën e tij të vjetër të perëndimizimit të femrës algjeriane. Shërbëtore nën kërcënimin e të pushuarit nga puna, gra të varfra të rrëmbyera nga shtëpia, prostituta, u sollën në sheshin publik dhe simbolikisht u zbuluan për klithmat e “Vive l’Algerie française!”. Përpara kësaj ofensive të re, reagimet e vjetra u rishfaqën. Në mënyrë spontane dhe pa u thënë askush, gratë algjeriane që prej kohësh e kishin braktisur perçen, e veshën përsëri haikun, duke afirmuar kështu se nuk ishte e vërtetë që femra e liroi veten e saj nga ftesa e Francës dhe e Gjeneralit de Gol.

Pas këtyre reagimeve psikologjike, në brendësi të kësaj përgjigjeje të menjëhershme dhe pothuajse unanime, ne shohim sërish qëndrimin e përgjithshëm të refuzimit të vleravë të pushtuesit, edhe nëse gjithë këto vlera së bashku objektivisht do ja vlenin të zgjidheshin. Është pikërisht për shkak se ata dështojnë të zotërojnë këtë realitet intelektual, këtë tipar karakteristik (sensitiviteti i famshëm i të kolonizuarit), që kolonizatorët tërbohen nga fakti që gjithmonë “u bëjnë atyre mirë në vend të vetes”. Kolonializmi do që gjithçka të vijë prej tij. Por tipari dominant psikologjik i të kolonizuarit është që të tërhiqet përpara çdo ftese të pushtuesit. Në organizimin e paradës së famshme të 13 Majit, kolonializmi e ka detyruar shoqërinë algjeriane të kthehet mbrapa te metodat e luftës tashmë të dala mode. Në një domethënie të caktuar, ceremonitë e ndryshme kanë shkaktuar një kthim pas, një regres.

Kolonializmi duhet ta pranojë faktin që gjërat ndodhin pa kontrollin e tij, pa drejtimin e tij. Ne na kujtohen fjalët e thëna në një asamble ndërkombëtare nga një figurë politike afrikane. Në përgjigje të justifikimit standart për jomaturinë e popujve kolonizatorë dhe moskapacitetit të tyre për të administruar veten, ky burrë kërkoi për popujt e pazhvilluar “të drejtën për ta qeverisur veten keq”. Pohimet doktrinare të kolonializmit në përpjekjen e tij për të justifikuar vazhdueshmërinë e dominimit të tij, gjithmonë i shtynin të kolonizuarit në pozicionin e bërjes së kundër-propozimeve të papërkulura, rigide, të qëndrueshme.

Pas 13 Majit, mbulesa (e grave) kishte rifilluar, por e zhveshur njëherë e përgjithmonë nga dimensioni i saj ekskluziv tradicional.

Kështu që ekziston një dinamizëm historik i perçes që është konkretisht i perceptueshëm në zhvillimin e kolonizimit të Algjerisë. Në fillim, perçja ishte një mekanizëm i rezistencës, por vlera e saj për grupin social qëndronte ende shumë e fortë. Perçja vishej sepse tradita kërkonte një ndarje të ngurtë të sekseve, por edhe sepse pushtuesi ishte i vendosur në zbulimin e Algjerisë. Në një fazë të dytë, ndodhi mutacioni në lidhje me Revolucionin dhe nën rrethana speciale. Perçja u braktis gjatë veprimit revolucionar. Ato që ishin përdorur për të bllokuar ofensivat psikologjike dhe politike të pushtuesit u bënë mjete, instrumente. Perçja e ndihmoi gruan algjeriane të takohej me problemet e reja të krijuara nga lufta.

Kolonizatorët janë të paaftë të zotërojnë motivimet e të kolonizuarve. Janë nevojat e betejës që në shoqërinë algjeriane i japin jetë qëndrimeve të reja, metodave të reja të veprimit, rrugëve të reja.

Shtojcë

Në tokën algjeriane që po e çliron veten e saj ditë pas dite nga zotërimi kolonial, ne dëshmojmë një përmbysje të miteve të vjetra.

Midis gjërave që janë “të pakuptueshme” për botën koloniale, rasti i gruas algjeriane ka qenë më shpesh i përmenduri. Studimet e sociologëve, e specialistëve të Islamit dhe të juristëve janë plot me observime të gruas algjeriane.

E shpjeguar herë si një skllave e mashkullit, herë si një sovrane e pa sfidueshme në shtëpi, gruaja algjeriane dhe statusi i saj thith vëmendjen e teoricienëve.

Të tjerë të të njëjtit autoritet, konfirmojnë se gruaja algjeriane “ëndërron të qenit e lirë”, por një patriarkat retrograd dhe i ashpër e kundërshton këtë aspiratë legjitime. Debatet më të fundit në Asamblenë Kombëtare Franceze tregojnë interesat e bashkangjitura në trajtimet koherente të këtij “problemi”. Shumica e folësve përshkruajnë fatin e gruas algjeriane dhe kërkojnë një përmirësim të statusit të saj. Kjo, është shtuar, është mënyra e vetme e çarmatosjes së rebelimit. Kolonialistët intelektualë vazhdimisht përdorin qasjen e “studimit sociologjik të rastit” për sistemin kolonial. Ky vend dhe ai vend, do të thonë, po qante për pushtim. Kështu, për të marrë një shembull të famshëm, Madagaskari ishte përshkruar sikur kishte kompleks pavarësie.

Sa i përket femrës algjeriane, ajo është “e paarritshme, ambivalente, me një komponent mazokist.” Janë përshkruar sjellje specifike që ilustrojnë këta komponentë të ndryshëm. E vërteta është që studimi i një populli të pushtuar, të nënshtruar militarisht ndaj një dominimi të paepur, kërkon dokumentim dhe shqyrtim të vështirë për t’u ndërthurur. Nuk është toka që është pushtuar. Nuk janë portet apo aerodromet. Kolonializmi francez e ka vendosur veten mu në qendër të individit algjerian dhe ka ndërmarrë një punë të pandërprerë spastrimi, dëbimi, shtrembërimi.

Nuk ka pushtim territori në një anë, dhe pavarësi individi në anën tjetër. Është shteti si i tërë, historia e tij, pulsimet e tij ditore që janë kontestuar e shëmtuar, me shpresën e shkatërrimit final. Nën këto kushte, frymëmarrja e individit është një frymëmarrje e observuar, e pushtuar. Është një frymëmarrje beteje.

Nga ky moment e tutje, vlerat e vërteta të të pushtuarit tentuan shpejt të siguronin një formë klandestine të ekzistencës. Në prezencën e pushtuesit, i pushtuari mëson të shtiret, të drejtohet nga dinakëria. Kundrejt skandalit të pushtimit ushtarak, ai kundërshton një skandal kontakti. Çdo kontakt mes pushtuesit dhe të pushtuarit është një falsitet.

Në 48 orë, femra algjeriane ka hedhur poshtë gjithë pseudo të vërtetat që vitet e “studimeve në terren” ishin besuar të kishin konfirmuar. Për të qenë të sigurt, Revolucioni Algjerian ka sjellë një modifikim objektiv të qëndrimeve dhe të botëkuptimit. Por populli algjerian kurrë nuk është çarmatosur. 1 Nëntori 1954 nuk ishte zgjimi i popullit, por sinjali që ai po priste për t’u vënë në lëvizje, për të vënë në praktikë një taktikë të kërkuar,dhe të riforcuar në mënyrë solide, në kulmin e periudhës Franko-Muslimane.

Gruaja algjeriane, ashtu si vëllezërit e saj, kishtë ndërtuar imtësisht mekanizma mbrojtës që e lejojnë asaj sot të luajë një rol primar në luftën për liri.

Si fillim, është statusi i shumë-diskutuar i gruas algjeriane – burgosja e pretenduar e saj, mungesa e rëndësisë së saj, nënshtrimi i saj, ekzistenca e saj e heshtur. Dhe “shoqëria Muslimane” nuk ka bërë asnjë vend për të, duke grabitur personalitetin e saj, duke mos lejuar as zhvillimin e as maturinë e saj, duke e mbajtur atë në infantilizëm të përhershëm.

Pohime të tilla, të iluminuara nga “punët shkencore”, janë duke marrë sot sfidën e vetme të vlefshme: përjetimin e revolucionit.

Dashuria e zjarrtë e femrës algjeriane për shtëpinë nuk është një kufizim i imponuar nga universi. Nuk është urrejtja e diellit apo e rrugëve apo e syzeve. Nuk është një fluturim nga bota.

Ajo çka mbetet e vërtetë është që në kushte normale, duhet të ekzistojë një lidhje mes familjes dhe shoqërisë në tërësi. Shtëpia është baza e të vërtetës së shoqërisë, por shoqëria vërteton dhe legjitimon familjen. Struktura koloniale është pikërisht mohimi i këtij justifikmi reciprok. Femra algjeriane, duke i imponuar një kufizim të tillë vetes, duke zgjedhur një formë ekzistence të kufizuar në fushëveprim, ishte duke thelluar vetëdijën e saj për luftë dhe ishte duke u përgatitur për betejë.

Kjo tërheqje, ky mohim i një struture të imponuar, kjo rënie sërish në thelbin pjellor që një ekzistencë e kufizuar por koherernte prezanton, përbëri për një kohë të gjatë thelbin e forcës së të pushtuarit. Krejt e vetme, gruaja, me anë të teknikave të vetëdijshme, kryesoi në vendosjen e sistemit. Fakti esencial ishte që i pushtuari duhet vazhdimisht të dilte kundra një fronti të unifikuar. Kjo përbën aspektin sklerotik që tradita duhet të supozojë.

Në realitet, gjallëria e shpirtit revolucionar është mbajtur gjallë nga gruaja në shtëpi. Pse lufta revolucionare nuk është një luftë për meshkuj.

Nuk është një luftë e kryer me ushtri dhe rezerva aktive. Lufta revolucionare, siç po zhvillojnë algjerianët, është një luftë totale në të cilën gruaja nuk thjeshtë thur apo vajton për ushtarin. Gruaja algjeriane është në zemër të betejës. E arrestuar, e torturuar, e përdhunuar, e qëlluar me armë, ajo dëshmon dhunën e pushtuesit dhe të mizorisë së tij.

Si një infermiere, si një agjente ndërlidhjeje, një luftëtare, ajo mban dëshmi të thellësisë dhe të dendësisë së luftës.

Ne duhet të flasim gjithashtu për fatalizmin e gruas, për mungesën e reagimit të saj përballë armikut, për pamundësinë e saj për të matur gravitetin e ngjarjeve. Buzëqeshja konstante, këmbëngulja për një shpresë dukshëm të pabazuar, refuzimi për t’u gjunjëzuar, lidhen me paaftësinë për të zotëruar realitetin.

Gjendja shpirtërore që është një vlerësim rigoroz i ngjarjeve është i paperceptuar nga pushtuesi. Dhe kurajo që gruaja algjeriane manifeston në luftë nuk është një krijim i papritur apo rezultat i një mutacioni. Është faza kryengritëse e të njëjtës gjendje shpirtërore.

Vendi i gruas në shoqërinë algjeriane tregohet me aq vrull saqë konfuzioni i pushtuesit është lehtësisht i kuptueshëm. Kjo për shkak se shoqëria algjeriane e shfaq veten e saj jo si shoqëria pa gra që është përshkruar aq bindshëm.

Krah për krah me ne, motrat tona bëjnë pjesën e tyre në thyerjen e mëtejshme të sistemit të armikut, dhe në likuidimin e mistifikimeve të vjetra një herë e përgjithmonë. / © Gazeta Impakt

[pdf-embedder url=”https://gazetaimpakt.com/wp-content/uploads/2017/04/Algjeria-e-Zbuluar.pdf” title=”Algjeria e Zbuluar”]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne