Rajoni

Ali Ahmeti e kthen në “pronë” BDI, rizgjedhet sërish kryetar. Prezanton objektivat për dekadat e ardhshme

Ali Ahmeti rizgjidhet kryetar i BDI-së. Vendimi i degëve dhe delegatëve ishte unanim dhe pa kundërshtar ndaj Ahmetit. Në fjalimin përshëndetës, Ahmeti theksoi se BDI është duke u ndërtuar që t’i drejtojë proceset edhe 20 vitet e ardhshme. Duke folur për zgjedhjet e 12 prillit, kreu i BDI-së theksoi se në atë proces votohet për të ardhmen e vendit.

Tani më 12 prill do të kemi edhe sprovën e parë dhe jam shumë i sigurt ashtu siç kemi regjistruar e shënuar për 18 vite 16 fitore, kjo që vjen më 12 prill është fitorja e rrallës dhe më e rëndësishmja për BDI-në, për shtetin e Maqedonisë e Veriut si një subjekt që ka ditur të mbajë barazitë etnike dhe politike në këto hapësira. Më 12 prill nuk fiton BDI-ja, por fiton Maqedonia e Veriuit, fitojnë qytetarët. Kemi ditur të menaxhojmë, balancojmë dhe të përballemi me vështirësitë më të mëdha dhe me sukses t’i menaxhojmë”-tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Ahmeti shtoi se integrimi i vendit në NATO dhe BE mbetet përcaktim strategjik i pa kontestuar, ndërsa çdo kush që nuk respekton Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës dhe atë me Bullgarinë, BDI-në  nuk dihet ta llogarisë si partner. Sipas tij parimi i kosensualitetit duhet thellohet, ndërsa zbatimi i pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit duhet zgjeruar. Ahmeti foli edhe për nevojën e “vettingut” brenda partisë dhe në institucione gjyqësore.

Nuk guxon të mbetet vetëm një zë ose rezolutë çështje sundimit të ligjit dhe e vettingut. Këtu duhet bërë punë tejet serioze që në vend të sundojë ligji, të ketë vetting të mirëfilltë dhe pastërti të vërtetë të figurave të cilat do të udhëheqin me sistemin e drejtësisë. Punët që na presin nuk janë të vogla. Neve duhet të jemi të vendosur në respektimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, të mbrojmë dhe respektojmë marrëveshjen e Prespës si dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë”-theksoi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së, raporton Alsat.

Në Kongresin e katërt zgjedhorë BDI miratoi edhe ndryshimet statuare, deklaratën dhe rezolutat si dhe formoi Këshillin e përgjithshëm dhe atë kombëtar./balkanweb/