Alibeaj: LU, një orakull i vërtetë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, thotë se ambasadori amerikan si orakull i vërtetë deklaroi se ka pasur presion dhe ryshfet për lirimin nga “arrest shtëpie” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Tahiri.

Alibeaj: Çfarë tha ambasadori amerikan dje? Ka thënë vetëm dy gjëra të thjeshta; ka presion dhe ka ryshfet. Presioni dhe ryshfeti ndaj sistemit gjyqësor janë vepra penale të rënda. Kush e bën presionin, ai që ka mundësi ta bëjë presionin. Kush e bën ryshfetin ai që ka interes. Vepra penale. Si orakull i vërtetë ta tha dje dhe të ndodhi sot, në mes të ditës mirë dhe bukur. Kjo është drejtësia. Ka gjë më të madhe pas 3-4 vitesh kur ka nisur reforma në drejtësi, ku duhet të binin në rrjetë peshqit e mëdhenj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne