Në fjalën drejtuar pjesëmarrësve në Forumin e 4-t Botëror të Dialogut Ndërkulturor që mbahet në Baku të Azerbajxhanit, Presidenti Alijev i ka bërë thirrje botës islame të jetë e bashkuar.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev i ka bërë thirrjes botës islame të jetë e bashkuar.
Ilham Aliyev mbajti një fjalim në hapjen e Forumit të 4-ët Botëror të Dialogut Ndërkulturor që zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
Aliyev theksoi se dialogu ndërkulturor është një nga çështjet më të rëndësishme në ditët tona. “Pa multikulturalizëm bota do të ballafaqohet me rreziqe më të shumta. Në botë sot ka disa rryma shqetësuese. Vende të ndryshme janë përfshirë nga konfliktet dhe luftërat civile. Dhe shkaku i kësaj është mungesa e marrëveshjes midis kulturave të ndryshme”,- tha presidenti azer.
Duke folur për vështirësitë që kalon bota islame, Presidenti Aliyev tha: “Bota islame ka nevojë për unitet. Fatkeqësisht vendet islame janë viktima të terrorizmit. Ne jemi kundër ndërlidhjes së Islamit me terrorizmin”.
Duke iu referuar më pas konfliktit Armeni-Azerbajxhan dhe problemit të Nagorni-Karabakut, Aliyevi tha se më shumë se 1 milion njerëz janë detyruar të largohen nga atdheu i tyre si pasojë e pushtit armen.
Aliyev përmendi edhe 4 rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për përfundimin e këtij okupimi.
“Armenia po i injoron këto vendime, por disa herë rezolutat e KS-së të OKB-së zbatohen brenda disa orësh e ditësh. Por kur vjen puna tek ne, nuk zbatohen për më shumë se 20 vjet. Këtu shikojmë se kemi të bëjmë me standard të dyfishtë. Rezolutat e Këshillit të Sigurimit duhen respektuar”, nënvizoi Alijev.
Alijevi apel botës islame për unitet
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
Erdogan i preu në besë, Al Aksa do të shkatërrohet, Siria pas Asadit
December 9, 2024
Asabija e Ibn Khaldunit dhe rënia e shpejtë e Bashar al-Asadit
December 9, 2024
Gëzim Katuçi: Siri çfarë ka ndodhur sipas meje
December 9, 2024
Pepe Escobar: Tragjedia e Sirisë dhe Lufta e Re Omni
December 9, 2024
SHBA e kapur në befasi ndërsa Siria përmbys al-Assad
December 9, 2024
Çfarë ndodhi në Siri? Si ra al-Assad?
December 8, 2024
E premtja e zezë e kontrollit/ Orët e fundit të Erion Veliajt
December 8, 2024