Aliyev: Do të hakmerremi në fushën e betejës për viktimat civile në qytetin Berde

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se ushtria azerbajxhanase në fushën e betejës do të hakmerret për civilët e vrarë në sulmin e sotëm nga forcat armene në qytetin Berde.

Aliyev në Twitter dërgoi një mesazh ngushëllimi për familjet e atyre që humbën jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit në granatimet armene të qendrës së qytetit Berde.

“Do të hakmerremi për banorët e qytetit Berde dhe okupatorëve do t’u përgjigjemi në fushën e betejes”, tha Aliyev.

Së paku 21 civilë e kanë humbur jetën ndërsa 70 të tjerë janë plagosur gjatë granatimit që ushtria armene kreu sot në qytetin azerbajxhanas Berde./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne