Alizoti: Trampi bëri një levizje elektorale, sepse Amerika ka shumë radikalë të krishterë dhe është shumë fetare

Tomor Alizoti të hënën ka deklaruar se vendimi i marrë nga Donald Trump për Jeruzalemin është një hap i madh elektoral dhe një zgjidhje politike brenda Amerikës.

Alizoti tha se një nga arsyet më themelore pse Trump mori një vendim të tillë është për shkak të një numri të madh votuesish që janë besimtarë radikalë.

Sipas tij, është një e pesta e popullsisë amerikane, ndërsa 80 për qind e tyre kanë votuar Donald Trump.

Ai tregoi se Trump bëri një zgjidhje elektorale, pasi ata e konsiderojnë Izraelin një vend të shenjtë.

Amerika është shumë fetare, republikanët dhe një pjesë e madhe e tyre që kanë votuar Trumpin, mund të them pa frikë se janë radikal fetarë”,-tha Alizoti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne