Altun: “Ata të cilët pretendojnë të drejtat e njeriut heshtin përballë situatës në Idlib”

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun tha se Turqia është e vendosur që deri në fund të shkurtit t’i largojë forcat e regjimit jashtë kufijve të Zonës së Çtensionimit dhe prapa pikave të vrojtimit në Idlib.

Altun në një postim në llogarinë e tij në Twitter deklaroi se regjimi i Esadit ka bërë masakra duke i marrë në shënjestër civilët, ndërsa tha se “fatkeqësisht ata, të cilët pretendojnë të drejtat e njeriut, heshtin përballë kësaj situate”.

Duke vënë në dukje se nuk mjafton vetëm të thuhet që situata është shqetësuese, Altun tha se Turqia nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj këtyre masakrave.

Altun gjithashtu bëri të ditur se sulmet ndaj civilëve synojnë vënien nën kontroll të rajonit duke e boshatisur atë dhe duke bërë që të zhvendosurit të dynden drejt kufirit të Turqisë, ndërsa tha: “Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë që qindra mijëra civilë të dynden në kufijtë tanë. Sipas marrëveshjeve tona, ne ishim shumë të durueshëm në sjelljen me homologët tanë. Marrëveshja për zonat e çtensionimit po injorohet dhe regjimi tani synon ushtarët tanë. Si pjesë e Marrëveshjes së Soçit, ne jemi të vendosur që ta largojmë regjimin nga pikat tona të vëzhgimit në Idlib deri në fund të shkurtit. Për ta arritur këtë, ne do të mobilizojmë fuqinë tonë ushtarake nga ajri dhe toka. Nuk do të tolerojmë më asnjë sulm. Siç e ka bërë të qartë Presidenti ynë Recep Tayyip Erdogan, ne do të mposhtim edhe provokimin më të vogël të regjimit kundër forcave tona”.

Ai shtoi se lufta çlirimtare e popullit sirian nuk do të ndahet nga çështja e ekzistencës dhe sigurisë kombëtare të Turqisë.   /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne