Altun: Njohja e terroristëve nga Amerika do të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun tha se njohja e kreut të një organizate terroriste nga aleati i një vendi do të jetë e dëmshme për marrëdhëniet dypalëshe.

Altun bëri një postim në median sociale Twitter në lidhje me deklaratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do të mirëpresin në vendin e tyre krerët e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK.

“Ripërsëri se njohja e kreut të një organizate terroriste nga aleati ynë do të dëmtojë marrëdhëniet tona”, shkroi Altun.

“Kjo është një shkelje e ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe është kundër frymës së aleancës dhe partneritetit strategjik. Politikat dritëshkurtra ndaj rajonit tonë do të krijojnë probleme afatgjata, do të destabilizojnë të gjithë rajonin dhe të rrisin rreziqet për sigurinë ndërkombëtare. Autoritetet amerikane jo vetëm që duhet tu mohojnë liderëve të terrorit çdo lloj vizash, por duhet të bashkëpunojnë me aleatët e tyre për t’i sjellë ata përpara drejtësisë”, shkroi Fahrettin Altun./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne